Çiljeta këndon për ndarjen, por është e dashuruar si kurrë më parë

October 19, 2010   | Lajmet / Vijesti

Teksa këndoi këndën “Të dy qajmë të ndarë” të dielën e kaluar, si konkurente tek “Kënga Magjike”, u përlot me të vërtetë dhe natyrisht në këto raste secili nga ne nxiton të mendojë se çfarë ka personale në tekstin e këngës. Aty flitet për një çift që dikur janë dashur shumë dhe tashmë janë ndarë. A thua të ketë qenë historia e Çiljetës me Romeon, ajo histori e gjatë dashurie që u mediatizua në maksimum për të cilën këndon këngëtarja?A thua të ketë qenë ky kujtim nostalgjik që e bëri vajzën bukuroshe të përlotet në skenë? Me siguri plagët e një ndarjeje nuk mbyllen kollaj mund të mendojë shumëkush.

E vërtetë është, por ama në jetë duhet parë përpara  dhe të mos mbetemi peng i të shkuarës. Në fakt gjithmonë kurioziteti jonë ka qenë se a ka mbetur Çiljeta peng i së shkuarës dhe a e ka kërkuar ajo një tekst të tillë ashtu siç i kanë personalizuar shumë artistë këngët e tyre? Sipas miqve të Çiljetës mësojmë që  Flori Mumajesi ka gati një vit që e ka kompozuar këtë këngë ndërkohë që vargjet janë të Ardit Roshit. Meqenëse Çiljeta pati mjaft sukses me baladën “Dorëheqja” u mendua që edhe kësaj here ajo të prezantohej në festival me një baladë të cilat dihet se janë mjaft prekëse. Mirëpo miket e veta tregojnë se Çiljeta nuk ka arsye ta mbajë mendjen tek e kaluara e saj.

Përkundrazi ajo tani është më e lumtur se kurrë, pasi ka rënë përsëri në dashuri. Për momentin nuk dimë se për cilin bëhet fjalë, por ata që i kanë parë bashkë tregojnë se i dashuri i ri i Çiljetës është rreth 28 vjeç, brun dhe me trup shumë të bukur, tipik i atyre që shkojnë në palestra. Ndërkohë që kënga më e re e Çiljetës ka rreth 12 mijë klikime në ditë edhe dashuria e saj po shkon si mos më mirë. E kemi thënë, është momenti i Çiljetës.

YouTube Preview Image
1