Taekwondo kampionati i Malit te Zi

October 20, 2010   | Sporti / Sport

Gjatë këtij vikendi me datë 17.10.2010 në Podgoric u mbajt kampionati i Malit të Zi në sportin olimpik të Taekwondo-së për kategorinë e pionirëve, kadetëve dhe juniorëve.

Klubi i Taekowndo-së Ulqini kampion i Malit të Zi, shkëlqen me 14 medalje të arta, gjegjësisht 14 kampion në Mal të Zi nga KT Ulqini.

Klubi i taekwondo-së ulqini u paraqit me 23 garues, ku për shkaqe finaciare klubi i taekwondo-së Ulqini nuk arriti që të marrë pjesë me një numër edhe më të madhë garuesish, kështu që u detyruan  të marrin pjesë me garuesit më perspektiv.

Rezultati i klubit të taekwondosë Ulqini në këtë kampionat ishte rezultati më i lartë i arritur deri më tani në kampionatin e Malit të Zi: KT Ulqini arrinë të grumbulloj gjithësejt 20 medalje, prej tyre 14 medalje të arta, 4 medalje të argjendëta, dhe 2 medalje të bronzëta.

Garuesi nga klubi i Taekwondo-së Ulqini Esad Kraja ishte garuesi më i mirë i kampionatit në kategorin e pionirëve.

Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini  dolën 14 kampionë për këtë vitë të cilët u kurorzuan me medalje të arta:

Nuri Kanaqi, Amina Kanaqi, Rinor Jahja, Bojan Vladisavljeviq, Esad Kraja, Ardiana Karamanaga, Medina Kanaqi, Adelisa Muslijeviq, Sulejman Murati, Amir Suka, Artan Fici, Mersudin Kurti, Raif Bilali dhe Adrijan Zenuni.

Nënkampionët e Malit të Zi për kët vitë nga klubi i taekwondo-së Ulqini të cilët u kurorzuan me medalje të argjendëta arritën këto garues:

Edina Kraja, Blendi Çapriqi, Ramazan Jahja dhe Arijeta Zati.

Kurse me medalje të bronzëta u kurorzuan këto garues:

Rrezarta Husiq dhe Izadin Kurti.

Më gjërsisht kryetrajneri i këtij klubi Fikret Dushku shton:  Në këtë kampionatë treguam suksesin më të lartë deri më tani, arritën që për vitin 2010 të kemi 14 kampion në Mal të Zi nga klubi ynë. Jemi të kënaqur për suksesin e arritur shpresojmë se edhe në të ardhmen do të mundohemi ti përsësrisim këto suksese me këto garuesit tanë të cilët po bejnë një stërvitje shumë të mirë. I përshëndes të gjithë garuesit e në veçanti 14 kampionët tanë duke ju uruar suksese në jetë.  Dëshiroj të falenderoj sponsorin kryesorë të klubit tonë, Tapacir Kurti, dhe të gjithë prindërit e garuesve të cilët na mundësuan pjesmarrjen tonë në këtë kampionatë.
YouTube Preview Image