Nora Istrefi: Nuk kemi plane për martesë

October 22, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nora Istrefi thotë se edhe pse ajo është shumë e lumtur me lidhjen e saj me të fejuarin Robertin, ata nuk kanë plane të afërta për martesë.

“Njëherë përnjëherë nuk kemi plane për martesë. Jemi duke e shijuar fejesën tonë, por sigurisht që në të ardhmen fejesa jonë do të kurorëzohet me martesë”, ka thënë Nora për Telegrafi.

Nora po ashtu është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin me Linda Halimin dhe Big-D në këngën “All mine”, me të cilën ata konkurrojnë në Festivalin “Kënga Magjike”.

“Në momentin kur unë kam marrë ftesë nga Linda, në asnjë moment nuk kam hezituar. Linda është një vajzë shumë e talentuar dhe me shumë dëshirë kam pranuar ftesën e saj. Unë mendoj se paraqitja jonë ka qenë shumë e mirë dhe nga fjalët që kam dëgjuar është pritur shumë mirë nga publiku”, ka shtuar këngëtarja.

YouTube Preview Image