Zbulohet i dashuri i ri i Çiljetës

October 23, 2010   | Lajmet / Vijesti

Ajo nuk është më single. Një lajm i mirë ky përsa i përket këngëtares seksi Çiljeta Xhilaga dhe mbase i keq për të gjithë ata admirues meshkuj, të cilët siç dihet janë të shumtë. Gjithçka ka nisur disa javë më parë. Një njohje mes miqsh të përbashkët, shkëmbimi i disa shikimeve dhe djali ka vendosur që të mos i lërë të ikë nga duart vajza, e cila është ëndrra e shumë djemve shqiptarë.

Çiljeta, vajza 25-vjeçare jo vetëm e bukur dhe e sukseshme, por dhe shumë e qeshur dhe e çiltër, kishte disa muaj që përflitej për një lidhje të mundshme dashurie mbas ndarjes nga Romeo me të cilin jetoi një lidhje të gjatë. Por ishte shumë e vështirë të identifikonim se kush mund të ishte fatlumi që i kishte rrëmbyer zemrën. Tani nuk ka më dilema, e kemi zbuluar. Ai është Aleksandri, me origjinë nga Tirana, një djalë 28-vjeçar, që jeton në Angli prej disa vitesh, ku ka edhe një biznes të tijin.

Çifti i cili po shihet gjithnjë e më shpesh në lokalet e Tiranës duket se po përjeton një histori të jashtëzakonshme dashurie. Aq e vërtetë është kjo sa Çiljeta ka bërë vetëm pak ditë më parë një tatuazh të madhe në anën e djathtë të barkut me emrin e tij ose më saktë me inicialet ALX, ku ka shkruar edhe këtë dedikim “have a baby by me”.

Kjo nuk është një kërkesë e Çilit për të pasur një fëmijë edhe pse e dimë këtë pikë të dobët të saj, por dedikim edhe për këngën e tyre të preferuar me të njëjtin titull të Fifty Cent.

Një e re tjetër është se çifti po bën plane për të krijuar një jetë të tyre jashtë Shqipërisë gjë që do të thotë se Aleksandri mund të na e marrë fare Çilin. Gjithsesi, këto janë detaje që duhen konfirmuar.

Për momentin mund të themi vetëm një urim, shpresojmë të jetë zgjedhja e duhur e Çiljetës, që të pagëzohen si çifti i 2010-ës.

YouTube Preview Image
1