Genci Nimanbegu, mbajti takim me z. Clive Rumbolt

October 24, 2010   | Reportazh / Reportaža

Në Podgoricë, sot me 21 tetor 2010. Nënkrytari Forcës dhe Deputeti në parlamentin e Malit të Zi, z Genci Nimanbegu, mbajti takim me z. Clive Rumbolt (Klajv Rambolt) i ngarkuari i sektorit për politikë, integrime europiane dhe tregëti të Delegacionit të Unionit Europian në Mal të Zi.

z. Nimanbegu në një takim punë e njohtoi z Rumbolt për disa tema; si për problemtiken e zgjedhjeve lokale në Komunën e Ulqinit dhe dëshmitë që dëshmojnë të gjithë mjetet që jan përdorur që të ndikohet në rrezulltatet e saj, ku ia ka shprehur qendrimin e Forces qe me keto zgjedhje eshte bërë hap mbrapa ne procesin zgjedhore ne MZ, dhe rezervat i ka Forca.

E kem i njohtuar  edhe për padi drejt komisionerve që në maj të këti viti kan lejuar që edhe personat që janë jashtë shtetit të votojnë. Forca ka përdorur instrumentat, e sistemit ne MZ, drejtuar komisionit zgjedhor, Prokjurorisë, Policisë por nuk jemi të kënaqur me reagimin e tyre.
Me këtë temë është e lidhur edhe tema tjetër për kushte per votime te lira dhe te ndershme ku Forca prej buxhetit Komunal per dy zgjedhje lokale ka mar vetem 136 euro. Kjo është vazhdueshmëri e politikës dhe presionit me qëllim që të dobsohet Forca duke mos i krijuar kushtet pune që i takojn me të gjitha vendimet shtetrore dhe komunale, por edhe paritë tjera të opozitës në Komunën e Ulqinit pasi që për 4 vite egzistence, si partia me e madhe ne Ulqin me numër te votave dhe keshilltarve kemi mar finasim pre 600 euro.

Përpos vijueshmërisë së zgjedhjeve në Komunën e Ulqinit jan diskutuar edhe pzetje të tjera prej interesit te dy palëve.
Shërbimi për informim