Qartësohet skena politike

October 26, 2010   | Politika

Zgjedhjet e perseritura lokale ne komunen e Ulqinit nuk kane sjelle ndonje ndryshim te madh sa i perket rezultateve, por megjithate e kane bere me te qarte skenen politike dhe me te lehte formimin e shumices ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit. Humbesi me i madh ne keto zgjedhje, ne baze te rezultateve, eshte Lidhja Demokratike ne Mal te Zi. Dikur partia me e madhe shqiptare ne Mal te Zi, e cila ne zgjedhjet e para pluraliste lokale arriti te fitoje 22 keshilltare ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit, per here te pare ne pluralizem nuk do te kete perfaqesuesin e vet ne kete kuvend. Po ashtu humbes mund te konsiderohet edhe Partia Socialdemokrate e Malit te Zi e cila, edhe pse pati rritje te numrit te votuesve ne krahasim me zgjedhjet lokale te 23 majit dhe fitoi po te njejtin numer keshilltaresh, nuk do te jete me percaktuese apo sic eshte cilesuar shpesh, “celes” per formimin e shumices ne Kuvend e me kete edhe formimin e pushtetit lokal. Rezultatet Sipas rezultateve paraprake, numrin me te madh te votave dhe te keshilltareve ne keto zgjedhje e ka fituar Forca e Re Demokratike. Kjo parti ka fituar 3831 vota apo 189 vota me teper se ne zgjedhjet e kaluara. Koalicioni UDSH – PPD “Bashke per te ardhmen” ka fituar gjithsej 3406 vota, kurse Partia Demokratike Socialiste e Malit te Zi “Per Ulqinin Evropian” 2439 vota. Ne vendin e katert sipas numrit te votave renditet Partia Socialdemokrate e cila ka fituar 859 vota apo 132 vota me shume se ne zgjedhjet e mbajtura me 23 maj. Koalicioni “Ulqini me i mire, Mali i Zi me i mire” ka fituar 707 vota, 200 me pak se ne zgjedhjet e kaluara. Edhe Levizja Qytetare “Perspektiva” ka pesuar renie te votave ne krahasim me zgjedhjet e kaluara. Kjo levizje ka fituar 477 vota, 183 me pak se ne zgjedhjet e kaluara. Renie te numrit te votave ne krahasim me zgjedhjet e kaluara ka pesuar edhe Lidhja Demokratike ne Mal te Zi e cila ka fituar vetem 318 vota apo 167 me pak se ne zgjedhjet e kaluara kur ishte ne koalicion me Bashkimin Demokratik te Shqiptareve ne Mal te Zi, duke mos arritur te kaloje censusin per t’u perfaqesuar ne Kuvend. As Partia Boshnjake, perkunder faktit qe ka pasur rritje prej 56 votave ne krahasim me zgjedhjet e kaluara (186 gjithsej) nuk ka arritur te kaloje censusin ashtu si dhe Grupi i Qytetareve “Integrimi” i cili ka fituar vetem 94 vota. Keshtu ne perberjen e ardhshme te Kuvendit te Komunes se Ulqinit, Forca e Re Demokratike do te kete 11 keshilltare, Koalicioni UDSH – PPD “Bashke per te ardhmen” 10 keshilltare, Partia Demokratike e Socialisteve 7 keshilltare, Partia Socialdemokrate e Malit te Zi dhe Koalicioni “Ulqini me i mire, Mali i Zi me i mire” nga dy keshilltare, kurse Levizja Qytetare “Perspektiva” nje keshilltar. Ashtu si dhe ne zgjedhjet e kaluara, edhe ne keto zgjedhje ne gare kane qene nente lista zgjedhore, prej te cilave pese parti, dy koalicione dhe dy grupime qytetaresh. Kush do ta formojë shumicën? Edhe pse akoma nuk kane filluar zyrtarisht bisedimet per formimin e koalicionit paszgjedhor, rezultatet e arritura ne keto zgjedhje mundesojne qe Koalicioni UDSH – PPD “Bashke per te ardhmen” se bashku me Partine Demokratike te Socialisteve, te cilet se bashku kane 17 keshilltare nga 33 sa ka gjithsej Kuvendi i Komunes se Ulqinit, te formojne koalicion paszgjedhor. Keto tri parti se bashku me Partine Socialdemokrate edhe ne kater vitet e kaluara kane qeverisur komunen e Ulqinit. Ky duket varianti me i mundur. Kete e kane paralajmeruar edhe kreret e UDSH-se, kryetari Ferhat Dinosha dhe bartesi i listes se koalicionit UDSH – PPD, kryetari i Komunes se Ulqinit, Gzim Hajdinaga, menjehere pas shpalljes se rezultateve te zgjedhjeve. Edhe pse ka thene se per PDS-ne do te kene prioritet bisedimet me UDSH-ne, kryetari i Keshillit Komunal te PDS-se ne Ulqin, Luigj Partia Socialdemokrate e Malit te Zi dhe Koalicioni “Ulqini me i mire, Mali i Zi me i mire” nga dy keshilltare, kurse Levizja Qytetare “Perspektiva” nje keshilltar. Ashtu si dhe ne zgjedhjet e kaluara, edhe ne keto zgjedhje ne gare kane qene nente lista zgjedhore, prej te cilave pese parti, dy koalicione dhe dy grupime qytetaresh. Kush do ta formojë shumicën? Edhe pse akoma nuk kane filluar zyrtarisht bisedimet per formimin e koalicionit paszgjedhor, rezultatet e arritura ne keto zgjedhje mundesojne qe Koalicioni UDSH – PPD “Bashke per te ardhmen” se bashku me Partine Demokratike te Socialisteve, te cilet se bashku kane 17 keshilltare nga 33 sa ka gjithsej Kuvendi i Komunes se Ulqinit, te formojne koalicion paszgjedhor. Keto tri parti se bashku me Partine Socialdemokrate edhe ne kater vitet e kaluara kane qeverisur komunen e Ulqinit. Ky duket varianti me i mundur. Kete e kane paralajmeruar edhe kreret e UDSH-se, kryetari Ferhat Dinosha dhe bartesi i listes se koalicionit UDSH – PPD, kryetari i Komunes se Ulqinit, Gzim Hajdinaga, menjehere pas shpalljes se rezultateve te zgjedhjeve. Edhe pse ka thene se per PDS-ne do te kene prioritet bisedimet me UDSH-ne, kryetari i Keshillit Komunal te PDS-se ne Ulqin, Luigj Shkrela, eshte shprehur i rezervuar ne deklaratat e tij duke lene te hapur edhe opcionet e tjera. “Partia Demokratike e Socialisteve do te bisedoje per formimin e pushtetit lokal ne Ulqin me qendrimin dhe kerkesat e veta, ndersa prioritet do te kete partneri i deritashem i koalicionit UDSH”, ka thene ai. Megjithese PDS shikohet si celes i formimit te cdo koalicioni paszgjedhor per formimin e shumices, shumicen teorikisht mund ta formoje edhe Forca e Re Demokratike se bashku me koalicionin “Bashke per te ardhmen”, por duke njohur raportet qe ekzistojne ndermjet Forces se Re Demokratike dhe UDSH-se, ky koalicion duket si me pak i mundshmi. Forca e Re Demokratike ka shprehur po ashtu gatishmeri per te marre pjese ne qeverisjen e ardhshme. Kryetari i Forces, Nazif Cungu, ka thene se jane te hapur per bashkepunim me partite qe pranojne programin e Forces se Re Demokratike. Ditet e ardhshme pritet te dihet se kush do ta formoje shumicen ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit dhe kush do ta qeverise Ulqinin ne kater vitet e ardhshme.

I.Kallaba
Koha Javore

Statistika

  • Numri i përgjithshëm i votuesve: 18 483
  • Kanë votuar gjithsej: 12 430 apo 67 %
  • Numri i listave pjesëmarrëse në zgjedhje: 9

Këshilltarët

  1. Forca e Re Demokratike – Forca 11
  2. Koalicioni UDSH – PPD “Bashkë për të ardhmen”: 10
  3. Partia Demokratike Socialiste e Malit të Zi “Për Ulqinin Evropian”: 7
  4. Partia Socialdemokrate e Malit të Zi: 2
  5. Koalicioni “Ulqini më i mirë, Mali i Zi më i mirë” (Partia Popullore Socialiste,NOVA, Lëvizja për Ndryshime, Qendra Demokratike, SPISP, BIMZJ): 2
  6. Lëvizja Qytetare “Perspektiva”: 1
  7. Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Mehmet Bardhi: 0
  8. Partia Boshnjake: 0
  9. Grupi i Qytetarëve “Integrimi”: 0