Votat tona,të ndershme dhe dinjitoze

October 26, 2010   | Opinione

Deklaratë për shtyp e lëvizjes qytetare “Perspektiva”mbi zgjedhjet lokale në komunën e Ulqinit
Edhe kete radhe, zgjedhjet vendore te 17 tetorit ne komunen e Ulqinit treguan se votuesit shqiptare u zune peng, me vetedije apo pa vetedije, me interes apo pa interes, te manipuluar apo te korrupturar, te ditur apo te paditur politike apo apolitike, kombetare apo jokombetare, te arsimuar apo te pa arsimuar…! E verteta eshte se kjo ishte edhe karakterstika e fushates parazgjedhore e shume subjekteve politike qe vepronin ne komunen tone. Levizja Qytetare “Perspektiva” me fushaten e saj parazgjedhore ngriti thekshem zerin kunder dukurive te tilla negative per te ngulitur vizionin me alternativen e re, te riperterirjes se moralit politik te qytetareve tane. Ndaj edhe programi i Levizjes sone preku zemrat dhe mendjen e qytetareve qe me te drejte prisnin nje vizion me nje koncept te ri politik e per kete u binden thelle te levizja jone. Levizja Qytetare “Perspektiva” asnjehere nuk e zhgenjeu elektoratin e vet, por gjithmone u tregua e vendosur dhe vizionare ne mendimet e saj dhe kur ishte ne mundesi te beje ndonje koalicion. Ajo nuk ishte e gatshme te beje marreveshje – koalicione avantureske sepse ishte e percaktuar per nje fryme te re ndryshimesh politike ne te mire te te gjithe qytetareve. Mirepo, perkunder fushates sone te ndershme, subjektet e tjera politike bene nje fushate jokorrekte, jo te ndershme, me plot manipulime e mashtrime, duke e qitur ne nje pozite te veshtire votuesin i cili me te drejte ndihej i nencmuar, zhgenjyer, mllefosur e i dhunuar…. dhe ne kete menyre u cenua e drejta e votes se lire. Nje fushate e tille domosdo qe krijoi huti e crregullime te papara edhe ne diten e zgjedhjeve te 17 tetorit, ku votuesit dukeshin qarte qe ishin te manipuluar, ndersa pervec vendvotimeve, endeshin njerezit rrotull nga subjektet e ndryshme politike per blerjen e votes se lire. Aspak me mire nuk ishte gjendja edhe ne qendrat e votimeve ku u verejten shume parregullsi nga ana e komisioneve perkatese, shpesh here edhe duke mos e respektuar Ligjin. Ndaj “Perspektiva” permes vezhguesve te saj ka dhene verejtje dhe ankesat e veta Komisionit Komunal te Zgjedhjeve. Duhet te cekim se ne keto zgjedhje u paraqit edhe nje dukuri mjaft tendecioze e subjekteve te medha qe me cdo kusht donin te gelltisnin elektoratin e partive te vogla. Votuesit e Levizjes Qytetare “Perspektiva” qendrojne besnike e te paluhatur ndaj levizjes se tyre duke i dhene asaj votat e ndershme, te krenarise, te dinjitetit, per te e cuar zerin e tyre origjinal permes nje keshilltari ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit. Levizja Qytetare “Perspektiva” i falenderon te gjithe votuesit dhe simpatizuesit e saj te cileve do t’u qendroje pergjithmone besnike ne realizimin e aspiratave te tyre.

Koha Javore

2