Tahiri dhe Curoviqi ndër më të mirët

October 27, 2010   | Sporti / Sport

Garuesit e Klubit të Karatesë “Ulqini” vazhdojnë të jenë ndër më të mirët edhe në arenat ndërkombëtare

Më 24 tetor 2010 në Prishtinë u mbajt turneu ndërkombëtar i karatesë “Prishtina Open 2010”, në të cilin morën pjesë edhe dy garues nga Klubi i karatesë “Ulqini” Kreshnik Tahiri dhe Viktor Curoviq.

Tahiri u kurorëzua me medaljen e artë në luftëra në kategorinë -84 kg, ndërsa Viktor Curoviqi në atë -68 kg u kurorëzua me medaljen e argjendtë.

Kjo ishte një garë shumë e fortë me një konkurrencë tepër të madhe.

Dy garuesit tonë janë studentë në Universitetin e Prishtinës dhe atje edhe kanë vazhduar me stërvitje. Natyrisht se kohë pas kohe ata vijnë në Ulqin dhe stërviten në klubin e tyre amë, klubin e karatesë “Ulqini”, ngjyrat e të cilit i mbrojnë nëpër gara ku marrin pjesë.

Po ashtu, karateistët e Klubit të Karatesë “Ulqini” më 30 tetor 2010 në Gjilan të Kosovës do të marrin pjesë në Turneun e V ndërkombëtar të karatesë “Katana open 2010”, e cila është ndër garat më të mira dhe më të organizuara në Kosovë.

Shpresojmë që edhe kësaj here do të kthehemi si më të mirët e Turneut, pasi që këtë e kemi bërë të gjitha vitet më parë.

Falënderojmë organizatorin e garës në Gjilan, mikun tonë, z. Maliq Maliqin për ftesën dhe për mikpritjen që na bën tash disa vite me radhë.

YouTube Preview Image