Edita Sopjani me dy djem

October 30, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtares Edita Sopjani nuk i mjafton një, por tash ajo ka punë me dy djem.
Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për ndonjë lidhje dashurie, por për bashkëpunimin e radhës që e ka bërë ajo me grupin “Aga Sound”.

“Nuk shoh ndonjë dallim të madh që është një djalë apo janë dy djem në këngë. E rëndësishme është që kënga të jetë e mirë dhe të pëlqehet nga audienca”, ka thënë Edita për të përditshmen “Zëri”.

Dy djemtë e grupit “Aga Sound”, Landi dhe Egzoni kanë filluar qe dy vite të merren me muzikë, ndërsa kanë qenë fitues në festivalin “Kosova Fest 2010”.

“Unë i njoh prej vitesh këta djem, janë të rinj dhe shumë të talentuar. Këta e kanë pranuar e kanë punuar këngën dhe më kanë propozuar mua për të bashkëpunuar”, është shprehur Edita.

Kënga më titull “Stilin” ka disa ditë që është duke u transmetuar nëpër televizione tona, ndërsa videoklipi është punuar nga “Fabrika”.