Seizmologët malazias paralajmërojnë termet në bregdet

November 4, 2010   | Ngjarjet - Events

Ulqin, 4 nëntor – Drejtori i Entit Seizmologjik të Malit të Zi, Branislav Glavatoviq ka deklaruar të enjten se në çdo çast dhe në të ardhmen e afërt, mund të pritet një termet me intensitet deri 9 ballësh sipas Shkallës së Merkalit, në bregdetin e Malit të Zi.

Sipas fjalëve të tij, njofton KosovaLive, në prapavijë, duke përfshirë këtu edhe zonën e Beranës, janë të mundshme dridhje të tokës deri në 8 ballë, ndërsa në pjesët e tjera të Malit të Zi, 7 ballë sipas Merkalit.

“Në rajonin e Malit të Zi mund të pritet dridhje e tokës“, konstaton Glavatoviq.

Sipas tij, duhet respektuar fuqitë e natyrës dhe sjellë në harmoni me to, dhe në mënyrë adekuate duhet bërë planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve.

Glavatoviq thekson se aktiviteti i shtuar sizmik mund të ndodhë në çdo orë.

Ende nuk ka asnjë reagim të Qeverisë së Podgoricës mbi bazat e këtyre parashikimeve të autoritetit të Entit Seizmologjik të Malit të Zi, Branislav Glavatoviq.

Nëse njëmend mund të parashikohen me precizitet termetet ende mbetet çështje e diskutueshme edhe në vendet me dridhje më të shpeshta të botës.

KOHA NET
YouTube Preview Image