MSN dhe Glas Ceyssens Company në Ulqin prezanton dritaret me xhama nxemje – Video

November 7, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

MSN Company dhe Glass Company nga Belgjika në Ulqin prezanton dritaret me xhama nxemje,ku ner mes tjerash flet menaxheri  i kompanisë belgje Glas Ceyssens – Dirk Ceyssens,poashtu flet  dhe drejtori i MSN Company Selatin Gjeloshi.
Për ma tepër sqarime shikoni videon në vijim.

Duke i falënderuar punës shumëvjeçare në prodhimin e dyerve dhe dritareve të aluminit dhe të PVC, si dhe përvojës së fituar, u krijuan kushtet që në fillim të vitit 2003 të hapim ndërmarrjen tonë.

Fillimi ishte modest!!!

Rreth dhjetë njerëz të vyeshëm filluan, duke punuar në prodhimtarinë e dyerve dhe dritareve të aluminit dhe të PVC, me një furgon për transportimin e prodhimeve të gatshme.
Nga muaji në muaj, duke ecur rrugës së suksesit, të cilën na e siguroi kualiteti i prodhimeve tona, arritëm të hyjmë në mesin e prodhuesve udhëheqës të dyerve dhe dritareve të AL dhe PVC në Republikën e Malit të Zi.

Sot dukemi kështu


Kompania ka në prodhimtari 95 punëtorë, ndërsa me dhjetë të punësuar përmbushim shërbimet e operativës.
Punojmë në një hapësirë prej 1200 metra katror.
Disponojmë me numër të lakmueshëm të mjeteve transportuese.
Në mars të vitit 2008, si rezultat i kualitetit tonë kemi fituar edhe ÇERTIFIKATËN ISO e cila na i hap dyert e Evropës.

EKO AL

AL & PVC

Firma ECO AL merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve të aluminit dhe të PVC. Në këtë drejtim shumë vjet dhe me sukses kemi kënaqur kërkesat e klientëve tanë kur është fjala për dyert dhe dritaret e aluminit dhe të PVC. Shpresojmë se edhe në të ardhmen do bashkëpunojmë me Ju.

Pikësynimi i ndërmarrjes sonë është blerësi i kënaqur. Është i domosdoshëm investimi i punës, energjisë dhe sistematizimit për të arritur qëllimin e caktuar. Do përmendim vetëm disa detaje që na çojnë gjer te ky qëllim:
1. ardhja në konsultime dhe marrja e përmasave në kohën e marrëveshjes
2. zgjedhja e elementeve adekuate nga e cila do prodhohen dyert dhe dritaret
3. prodhimi i dyerve dhe dritareve në kushte të kontrolluara të prodhimit dhe kontrollimi para dorëzimit
4. respektimi i afatit të dorëzimit dhe marrëveshja rreth kohës së montimit
5. montimi i elementeve rreptësisht sipas rregullave, d.m.th. fiksimi sipas lartësisë, thellësisë të pjerrtësive vertikale, horizontale dhe anësore; palosja e kapakëve në mbyllje në mënyrë të barabartë, ngarendja dhe përputhja.
6. të mbërthyerit e dyerve dhe dritareve me vidha dhe me ankerë metalik për mure dhe mbushja e të gjitha zbrazësive në mes dritareve dhe mureve me shkumë PUR. Ndërrimi i dyerve dhe dritareve nuk është investim i vogël dhe as i lirë.
Duke respektuar rregullat e lartpërmendura arrijmë deri tek blerësi i kënaqur dhe tek rekomandimet e ardhshme.

Programi i prodhimeve nga alumini dhe plastika përfshin:
– dyer (ballkoni dhe hyrjeje),
– rolo dyer
– dyer harmonikë,
– dritare dhe ballkoni (çelje normale dhe me rrëshqitje)
– grila
– roleta
– rrjeta për mushkonja (rolo rrjeta, rrëshqitëse dhe fikse)
– parmakë alumini,
– fasada gjysmë strukturale dhe strukturale,
– kioske
– veranda
– suka për fasada

BLEGTORI
Veprimtaria më e dashur e kompanisë sonë është veprimtaria më e re të cilën e përbën kopeja prej 400 krerë dhi dhe 200 edhave. Në shpatet e bukura të Rumisë, në vendbanimin Kravar, në afërsi të qytetit edhe më të bukur bregdetar të Ulqinit gjendet ferma jonë. Shpatet e ndriçuara nga dielli i nxehtë bregdetar, ndërsa larg zhurmës së automobilave, i sigurojnë kopesë kullota shumë të shëndosha dhe shëruese. Në këto shpate rriten bimë të rralla mjekuese siç janë PELINI (sherbela) LULE AKËSI, BRUSHTULLI, LISNA, KUMAKU etj.
Duke u ushqyer me këto bimë në një sipërfaqe prej shumë hektarësh, kopeja jep tambël shumë kualitativ. Jetojmë në shtetin e vogël por në shtetin më të bukur dhe më të shëndoshë ekologjik në Evropë. Me këtë veprimtari shfrytëzojmë favoret e natyrës në të cilën jetojmë, por në këtë mënyrë përpiqemi të ruajmë pasurinë e natyrës dhe t’i kthejmë qoftë edhe një pjesë të bukurisë që na ka dhuruar.

Përshkrimi i aktiviteteve dhe veprimtarive:
– Prodhimi dhe shitja e mishit të edhit
– Prodhimi dhe shitja e qumështit të freskët të dhive
– Prodhimi dhe shitja e djathit të freskët të dhive
– Prodhimi dhe shitja e hirrës
– Prodhimi dhe shitja e plehut të stallës.

KONTAKT

MSN Company – ULCINJ

Tel: +382 30 401-298, 401-299

Mob: +382 69 333-383, 069 031 977

E-mail: msncompany@t-com.me

www.msn-ul.co

YouTube Preview Image