LD në MZ – Urim Isa Mustafës për zgjedhjen në krye të LDK-së dhe urim udhëheqjes së Shqipërisë për heqjen e vizave

November 10, 2010   | Politika

LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI

DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI

DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO

Nr. 205 / 10

Tuz, më  10.11.2010

tel./fax (+382  (0) 30) 413 009, (0) 20  875  903

Kumtesë për opinion

Mehmet BARDHI, kryetar i LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI

uron zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së dhe  udhëheqjen e Shqipërisë për heqjen e vizave

Mehmet BARDHI, kryetar i LD në MZ-së uron:

zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së

– Të bindur se LDK-ja, prijësja dinjitoze e shqiptarëve për çlirim nga okupimi serbo-sllav, ndërtimin e institucioneve demokratike, promovuesen e integrimeve demokratike e kombëtare në të gjitha sferat,  koordinatoren e sukseshme ndërpartiake të shqiptarëve, koordinim ky aq shumë i nevojshëm, që sot fatkeqësisht po na mungon, do të vazhdojë rrugën e suksesit dëshmuese në vepër  nën udhëheqjen e kryetarit historik dr. Ibrahim Rugova,  në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, simotrës së LDK-së, që me dinjitet, me shumë mundim e sakrifica, por me përkushtim po mbron interesat kombëtare të shqiptarëve, në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi , kur disa të tjerë me fodullek e paturpësi po bëjnë gara kush e kush do të jetë “fatmadhi” që për “shërbimet” e bëra ndaj pushtetit, të marrë favoret “e merituara” dhe në emrin tim ju uroj zgjedhjen KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS. Urime . Shëndet dhe suksese.

Kosova ishte ajo që na priu, na shkolloi në kohërat më të vështira, na dha jetë. Falëminderit.

Me respekt Mehmet Bardhi

dhe  udhëheqjen e Shqipërisë: kryetarin e Qeverisë Dr. S. Berisha, kryetaren e Kuvendit, J. Topalli dhe presidentin B. Topi,   për heqjen e vizave:

E nderuara zonja J. Topalli dhe të nderuar zotërinj dr. S. Berisha e B. Topi,

Me kënaqësi dhe gëzim  edhe shqiptarët në trojet stërgjyshore, sot në Malin e Zi, e pritën VENDIMIN  e Ministrave të Brenshëm të vendeve anëtare të Unionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë. Për Shqipërinë ky është vendim historik që Brukseli e pruni dje. Të bindur se qytetarët e Shqipërisë janë të gëzueshëm dhe të  vetëdijshëm për rëndësinë e përparësitë që sjell ky vendim, lëvizjen pa viza në zonën e Shëngenit, njëkohësisht do të jenë po aq të përgjegjshëm për obligimet që dalin nga ky vendim.

Urime, suksese në punën e mëtejshme për përmbushjen e obligimeve ndaj UE-së, pa harruar, shpresoj, edhe nivelin e marrëdhënieve me shqiptarët në trojet e veta jashtë kufijve të sotëm të Shqipërisë.

Me respect.

Mehmet Bardhi

– thuhet ndër të tjera në telegramet e urimit dërguar Isa Mustafës, të posazgjedhurt kryetar të LDK-së dhe udhëheqësve të Shqipërisë, pas Vendimit të Brukselit për heqjen e vizave.

KËSHILLI PËR INFORMIM