Labirinti paszgjedhor; Në zgjedhjet e përsëritura lokale në Ulqin

November 12, 2010   | Opinione

Këto zgjedhje përveç se vërtetuan palëkundshmërinë e pozicioneve të partive të „forta” në anën tjtër njëkohësisht treguan dobësinë dhe pafuqinë e partive të vogla të cilat mund të themi janë humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Posaçërisht, është pothuajse e pabesueshme dhe e paimagjinueshme për kohërat më parshme, që subjekti i parë dhe dikur më i fortë politik shqiptar LD në MZ, tashti mbetet pa asnjë këshilltar në parlamentin lokal të Ulqinit.

Zgjedhjet e përsëritura lokale në Ulqin, përfunduan. Rezultatet dihen. Është pozicion pothuajse i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme, por ndoshta me një çik modalitetesh më të ndryshme se më parë. Ndoshta deri kur të dalë ky tekst në faqet e gazetës, do të formohet shumica parlamentare, por ndoshta edhe jo, sidoqoftë situata është si edhe më parë e pështjelluar dhe e komplikuar, apo ndoshta jo. Do të shohim. Partitë dhe koalicionet e mëdha morën një numër të madh përfaqësuesish në parlamentin lokal. Këto zgjedhje përveç se vërtetuan palëkundshmërinë e pozicioneve të partive të „forta” në anën tjtër njëkohësisht treguan dobësinë dhe pafuqinë e partive të vogla të cilat mund të themi janë humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Posaçërisht, është pothuajse e pabesueshme dhe e paimagjinueshme për kohërat e mëparshme, që subjekti i parë dhe dikur më i fortë politik shqiptar, LD në MZ, tashti mbetet pa asnjë këshilltarë në parlamentin lokal të Ulqinit. Nuk befason dhe është më se i pritshëm suksesi mjaft domethënës dhe serioz i PDS-së, duke marrur parasysh nivelin e organizimit, seriozitetin e qasjes ndaj këtyre zgjedhjeve dhe energjinë dhe mjetet e shpenzuara për këto zgjedhje.E njëjta gjë mund të theksohet edhe për koalicionin UDSH-PPD dhe FORCËN.Por, mbetet kurioziteti i humbjes së LD në MZ, dikur forcës më të madhe politike shqipëtare,e cila haset me paradoksin e përfaqësimit në parlamentin shtetëror, kurse kjo tashti në këto konstelacione forcash dhe në bazë të këtyre rezultateve në parlamentin lokal, nuk është e mundur. Mirëpo, ende nuk janë dhënë rezultatet zyrtare dhe përfundimtare, sipas të gjitha procedurave zgjedhore dhe ndoshta pas disa ankimimeve është edhe i mundur ndonjë ndryshim, por gjasat janë të vogla. Nëse i kthehemi klimës parazgjedhore dhe fushatave , mund të themi që në mungesë të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendorë , kanë ndodhur edhe parregullësi të ndryshme.. Nuk është zgjedhur mënyrë që të dëpërtohet deri tek çdonjeri votues. E gjitha është bazuar në atë që të fitojnë ,,tanët,, dhe të humbin ,,ata,, por, harrohet që si ,,tanët,, si ,,ata,, janë një.Janë qytetarët e Ulqinit të cilët janë të lidhur me fije të shumëfishta në mes vedit dhe do të mbeten të tillë, përkundër avazit të papërmbajtur të politikanëve. Andaj këto ndarje në ,,tanët,, dhe ,,ata,, më së paku janë në favor të Ulqinit dhe të qytetarëve të Ulqinit. Këto ndasi shkojnë në favor të atyre që tentojnë të përfitojnë dhe kanë përfituar gjithherë nga këto ndasira. E tillë është edhe situata në mes grupimeve të dy kampeve të partive shqipëtare. Shprehet mospajtueshmëria dhe pamundësia e formimit të ndonjë koalicioni paszgjedhor.kurse subjekti i tretë politik, gjendet në një situatë relaksuese dhe tashti me qetësi mund të zgjedhë në të cilën anë do të shkojë, duke shtuar listën e kërkesave politike dhe të preferencave kuadrovike. Duket se si politikanët, si votuesit, ende nuk e kanë të qartë, apo me qëllim nuk duan ta dinë se nuk ekzistojnë ,,tanët,, dhe ,,ata,, por egziston vetëm Ulqini, populli dhe preferencat e tij. Ekziston nevoja për ta shtyrë përpara procesin, i cili ka ngecur që 20 vjet, kah një zhvillim i qëndrueshëm, serioz dhe domethënës në interes të Ulqinit dhe të ulqinakëve, të cilëve Perëndia ua ka dhënë edhe diellin, edhe rërën, edhe detin, edhe lumin, edhe liqenin, por që tashti gjendet në shkallën më të ulët të zhvillimit, që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar. Shpresojmë që do të gjendet zgjidhja në favor të këtij margaritari buzë Otrantos, në dobi të tij dhe të banorëve të tij. Populli këtë e pret me padurim dhe ky popull atë medoemos e meriton.

Enver Mollabeqiri – Eno
Koha Javore