Shqiptarët s’merren vesh, Ulqini pa pushtet

November 12, 2010   | Shtypi / Mediji

Është pritur se pas 17 tetorit, kur u mbajtën zgjedhjet e përsëritura vendore do të nisin, pa pritur shumë, negociatat për të formuar qeverisjen në Ulqin, duke pasur parasysh dështimin e bisedimeve tremujore pas zgjedhjeve lokale të 23 majit.

Nga selia e Forcës së Re Demokratike, e cila ka siguruar 11 këshilltarë, si dhe nga Koalicioni Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Partia e Prosperitetit Demokratik “Së bashku për të ardhmen” me 10 mandate, dhe Partia Demokratike e  Socialistëve 7 këshilltarë.
Nuk kanë asnjë përgjigje në pyetjen e KosovaLive se kur do të nisin negociatat për të krijuar garniturën që do të qeverisë me Ulqinin në katër vitet e ardhshme.

Jozyrtarisht KosovaLive mëson se kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) , Luigj Shkreli ndodhet në një udhëtim jashtë vendit edhe ai pritet për të filluar procesin e negociatave.

Kryesia e PDS javën e kaluar në Podgoricë ka autorizuar Këshillin komunal në Ulqin që të bëjë negociata me partnerin e deritashëm, Unionin Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), por “nuk do të lihen anash as partitë tjera nacionale shqiptare”.

Në UDSH thonë se me PDS tashmë është harmonizuar marrëveshja e koalicionit bashkëqeverises, ndërkaq i pari i opozitës së Ulqinit, Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu thotë se “edhe ndonjë ditë do të kemi përgjigjen e qartë rreth negociatave me PDS.”

Njohësit e rrethanave politike në Ulqin i quajnë paksa të habitshme pritjet e UDSH dhe të Forcës për negociatat me PDS me 7 këshilltarë, për të krijuar shumicën parlamentare, dhe nuk kanë guxim që dy subjektet nacionale shqiptare të sfidojnë përçarjet dhe armiqësitë reciproke personale për të themeluar qeverisjen lokale në këtë qytet me 25 mijë banorë, me shumicë absolute shqiptare.

Koha Net