Vesa Luma publikon lidhjen 6 muajshe me arkitektin Kreshnik Zalli

November 14, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nuk kaloi as një javë që kur publikuam historinë e fejesës së ish të dashurit të Vesa Lumës, regjisorit Genc Dobroshi, dhe këngëtarja reagon, duke vendosur të bëjë publike lidhjen e re. E gjendur në një lokal në Prishtinë, ndërsa televizioni “Klan Kosova” xhironte një emision argëtues, këngëtarja nuk kishte pasur mundësi të ikë nga syri i kamerës. Ajo ishte e shoqëruar nga disa miq dhe nga i dashuri i ri, arkitekti Kreshnik Zalli. Po kush është Kreshniku, djali që ka rrëmbyer zemrën e këngëtares? Është nga Kosova, por një kohë të gjatë ka jetuar në Brooklyn – New York. Ai është 28 vjeçar dhe në vitin 2007 ka mbaruar studimet “City College of New York” për arkitekturë. Nga ajo që mundëm të mësojmë, Kreshniku, pasi ka studiuar për arkitekturë, i është përkushtuar majft edhe hobit të tij për sende dhe ndërtesa antike. Jo rastësisht në profilin e tij në facebook ka të vendosura shumë imazhe të fotografuara gjatë udhëtimeve të tij nëpër shumë vende të botës si në: Austri, Turqi, Rusi, Egjipt, Dubai, Indi, Kinë, Malajzi, Singapur, Japoni e shumë vende të tjera. Sipas Vesës, ajo është në lidhje me Kreshnikun prej 6 muajsh.

Panorama Plus


YouTube Preview Image