Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga uron festën së Kurban Bajramit
Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:
Shfrytëzoj rastin për të shprehur dhe për të përcjellë urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë. Kjo është ditë e shenuar në kalendarin islamik, ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, miqësisë, vëllazërimit dhe paqes.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit, dëshiroj që e mbarë të jetë kjo ditë, por dhe e nesërmja e gjithsecilit. Le të urojmë të gjithë së bashku që Kurban Bajrami i ardhshëm të na gjejë me ëndrra të tjera të realizuara.
Edhe njëherë Gëzuar!
I juaji, Gëzim Hajdinaga
Kryetari Hajdinaga ka uruar edhe Reisin e Bashkësisë islame në Mal të Zi z. Rifat Fejziq.
Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga