Linda Halimi: Çmimi i parë i Festivalit në RTSH është i shitur

November 18, 2010   | Lajmet / Vijesti

“Pjesëmarrja ime është e konfirmuar tashmë në Festivalin e RTSH-së në dhjetor. Por këtë herë po shkoj thjesht të promovoj këngën time të re, sepse çmimi është dhënë tashmë, (akoma pa filluar festivali). Gjithsesi i uroj Çmimin e parë ALBAN SKENDERAJT DHE MIRIAM CANIT NE RTSH 2010 Respekt”, ky ka qenë statusi i këngëtares, Linda Halimi, dje pasdite në faqen e saj të internetit në Facebook. Kaq është dashur dhe komentet kanë vërshuar në faqen e artistes që dy vjet më parë mori çmimin e parë në Festivalin Top-Fest. Në fakt, ajo çfarë ka thënë haptas këngëtarja Halimi, ka pak kohë që qarkullon në rrethin e artistëve, por askush nuk ka guxuar ta shprehë atë publikisht. Në drejtim të Lindës kanë ardhur mjaft pyetje, të cilat ne po i rreshtojmë më poshtë, së bashku me përgjigjet e këngëtares. Ndërkohë mund ta gjeni dhe në facebook më gjerësisht këtë argument.

Është dhënë çmimi pa filluar festivali?

Linda Halimi – Kam shumë respekt për Albanin dhe Miriamin, i kam shumë xhan të dy, por është shumë keq kur ti si pjesëmarrës pretendon për diçka dhe krejt çka je aty, je sa për të plotësuar numrin… Dhe kjo na mundon të gjithë. Pjesëmarrësit thjesht, jo të gjithë, kanë marrë guxim të flasin. Por unë do e them atë që më mundon hapur. Shpresoj të bëhet mirë tani (hahaha).

Është dhënë çmimi, apo thua ti që kënga është aq bukur që do të fitonte, sipas mendimit tuaj?

Linda Halimi – Çmimi është dhënëëëëëë.

Më e forta je, që e publikon, veç vazhdo, drejt e ke!

Linda Halimi – Jo, thjesht nuk është e ndershme. Nuk është se unë shpresoja për të parin, por vetëm pse nuk flasim se s’duam të humbim të drejtën për pjesëmarrëse, s’domethën se nuk e dimë realitetin. Më besoni, si pjesëmarrëse (nëse s’do hiqem fare) ndihem keq sepse vetë fakti që po marr pjesë, domethënë që pretendoj për diçka… Dhe të dihet çmimi që tani? Pse të lodhem Kot??? S’ja vlejnë gjithë ato harxhime e mundime, për të bërë SHOW për Fituesit tashmë!

Përkundrazi duhet ta pohojë çdo kush, këtë biznes, apo show gjasme sikur po shpallim fituesin me votimin e jurisë. Turp për Shqipërinë, të përfaqësohemi nga fitore të blera me para.

Linda Halimi – Thjesht si artiste e re, të dëshpërohem që në fillim. Janë vetë këta njerëz që na bëjnë dhe ta lëmë muzikën, pastaj thonë se s’ka mbetur asnjë artist i mirëfilltë në Shqiptari, që të përfaqësojnë Shqipërinë në botë! Sepse s’na jepni mundësinë për një gjë të tillë dhe ne pa ndihmën e tyre s’kemi si të depërtojmë në botë!

Linda Halimi – Jo. S’e kam ndërmend t’i harxhoj 1000 Euro në veshje, rrugë, e harxhime të tjera për të mbetur me GISHTA NE GOJE !!!!!!! My Participation is CANCELED Y’all DEFINITELY (Pjesëmarrja ime është anuluar përfundimisht). Këngën do ta publikoj për ju të dashur miq, dhe do ta këndoj LIVE në ndonjë koncert (Për të mos thënë se s’ka guxuar ta këndojë këngën Live dhe ka gjetur arsyetime për të mos marrë pjesë). Do bëj gjithçka që të mos ju zhgënjej, por jam e vetme në këtë protestë dhe me vendosmërinë më të madhe them se s’do marr më pjesë në atë Festival.

Linda Halimi – Nuk duhet me pagu me qenë pjesë e festivalit, pasi ata të thërrasin vetë. Dhe s’është problemi i harxhimeve sepse për karrierë duhet investuar, POR problemi është te HILET që bëhen në këtë Festival (Unë s’i përkas atij vendi më, dhe shumë e kam dashur si festival).

Shqip Media


YouTube Preview Image