Zgjedhjet e përsëritura lokale qartësuan skenën politike në Ulqin

November 19, 2010   | Opinione

Pas zgjedhjeve të përseritura lokale në Ulqin që u mbajtën më 17 tetor të këtij viti, përfundimisht u dëshmu se asnjë subjekt politik nuk mund të ketë shumicën parlamentare andaj koalicionet me subjekte të tjera politike janë të nevojshme, ndërsa pas 20 viteve nga skena politike e Ulqinit largohet LDMZ subjekti i parë nacional i shqiptarëve në Mal të Zi, sepse nuk arriti të sigurojë asnjë mandat në përbërjen e re të kuvendit komunal në Ulqin.

Ndonese rezultatet e zgjedhjeve lokale te 23 majit 2010, ishin te mjaftueshme qe te formohej shumica parlamentare nga ish pjesetaret e koalicionit “Per Ulqinin europian”, por ne saje te negociatave disa mujore nuk u arrit objektivi i planifikuar. Tashme eshte e njohur se nje koalicion i tille nuk u arrit sepse ambiciet per pushtet ishin nga te gjitha palet, madje ne ca raste edhe kerkesa ekskluzive qe nuk jane pranuar nga palet negociuese. Ketij konstatimi patjeter duhet shtuar edhe animozitetin ne mes indvideve te ndryshem te cilet perbenin poziten ne pushtetin lokal te Ulqinit. Dhe nga nje gjendje e tille e cila mori edhe permasa komike presidenti i Malit te Zi vendosi qe te perserise zgjedhjet ne Ulqin duke shpallur si date te mbajtjeve te tyre daten 17 tetor 2010. Fushatë e paparë deri më tash Ndonese nga viti 1990 e deri me tash, ne Komunen e Ulqinit jane mbajtur nje mori zgjedhjesh, viteve te fundit ata filluan te marrin permasa te jashtezakonshme, sepse nuk jane zgjedhur mjete dhe metoda per te perfituar elektoratin votues. Dhe ne kete aspekt me te privilegjuar kane qene ato subjekte politike qe ishin ne qeverisjen locale, pra qe ishin bartesit e pushtetit lokal. Keshtu nga ky aspekt me heret eshte dalluar LDMZ, por nje veprim i tille ishte minor sepse pasuesi i saj UDSH e tejkaloi ne cdo aspekt. Nuk ka dileme se fushatat parazgjedhore ne menyre transparente zhveshin individet ne pushtet, qe ka te beje direkt me korrupsionin politik i cili viteve te fundit ka marre permasa drastike. Dhe nje dukuri e tille trishtuese eshte manifestuar ne menyre te vecante ne zgjedhjet e perseritura lokale te 17 tetorit te ketij viti. Nese kishte mbetur dicka pa u realizuar nga 23 maji qofte me premtime, vende pune per militantet, asfaltime rrugesh, dhenie e materialit te ndertimor etj., ne fushaten e tetorit ishte rutine e zakonshme per te perfituar vota, e ate kryesisht ne Ane te Malit. Dhe i tere ky mekanizem i veprimit duke perdorur poziten e pushtetit lokal qellimin final e kishte per te fituar sa me shume vota qe te jete partia e pare ne komune. Si e tille kjo fushate do te mbese gjate ne kujtese te elektorati votues e ate kryesisht ne Ane te Malit, sepse kesaj here vota mercenare ishte vendimtare per te percaktuar edhe mozaikun partiak ne skenen politike te Ulqinit ne mandatin e ardhshem katervjecar.
FORCA përseri subjekti i parë politik Si ne zgjedhjet e majit edhe ne zgjedhjet e perseritura lokale te 17 tetorit moren pjese nente subjekte politike: pese parti politike, dy koalicione dhe dy grupime qytetaresh. Numri i madh i listave zgjedhore ndikoi ne shperndarjen e votuesve e me te edhe te votave te djegura, sepse tre subjekte garuese nuk munden ta kalojne pragun zgjedhor te 3-perqindshit. Ne saje te rezultateve definitive te shpallura nga Komisioni Komunal Zgjedhor, u deshmua edhe nje here se subjekti me i forte politik ne Komunen e Ulqinit eshte FORCA e cila ka fituar 3831 vota(31.10%) apo 11 keshilltare, ndersa me pas vijojne: Koalicioni UDSH-PPD me 3406 vota(27.65%), 10 keshilltare, DPS 2439 vota(19.80%), 7 keshilltare, PSD 859 vota(6.97%) 2 keshilltare, Koalicioni “Per Ulqinin me te mire” 707 vota(5.74%), 2 keshilltare dhe IQ”Perspektiva” 477 vota(3.87%), 1 keshilltar. Ndersa pa mandat te keshilltarit kane mbetur: LDMZ, 318 vota(2.59%), IQ ”Integrimi” 94 vota(0.76%) dhe Partia Boshnjake 186 vota(1.51%). Nga 18.483 sa kane pasur te drejte vote ne zgjedhje kane dale 12430 votues apo 67.25% e elektoratit, ndersa flete te vlefshme kane qene 12317 apo 66.63%. Nese e krahasojme me zgjedhjet e majit del se numri i votuesve eshte rritur nga 18274 ne 18483 apo per 209(1.14%) e po ashtu edhe i atyre qe kane dale ne votime eshte rritur nga 12.255 ne 12.430 apo 175(1.42%). Nuk ka dileme se rezultatet e zgjedhjeve mundesuan nje qartesim ne skenen politike nga del se asnje subjekt politik nuk ka arritur ta fitoje shumicen parlamentare, andaj eshte i nevojshem formimi i koalicioneve. Dhe keto koalicione mund te formohen ne mes atyre subjekteve politike te cilat kane fituar numer me te madh mandatesh te keshilltareve (Forca, UDSHPPD dhe DPS). Nga nje formulim i tille del qarte se subjektet e vogla me 1 apo 2 keshilltare nuk kane rolin vendimtar per formimin e shumices parlamentare ne asnje variant, andaj si te tilla nuk kane peshe te vecante ne parlamentin lokal te Ulqinit. Por, se si do te formohet shumica parlamentare dhe kush do te qeverise me Ulqinin ne mandatin e ardhshem katervjecar do te dihet gjate diteve ne vijim. LDMZ-nga Lëvizje popullore në OJQ Befasia e ketyre zgjedhjeve nuk ka te beje me ndonje grupim te qytetareve, qe moren pjese ne zgjedhje por ka te beje me subjektin me te hershem politik te shqiptareve ne Mal te Zi. Fjala eshte per LDMZ e cila ne 20-vjetorin e themelimit te saj ne saje te refuzimit nga elektorati votues, largohet nga parlamenti lokal i Ulqinit. Per hir te se vertetes duhet thene se nje paralajmerim i tille u hetua ne zgjedhjet lokale te cilat u mbajten me 23 maj te ketij viti. Sic dihet, ne keto zgjedhje LDMZ dual ne koalicion se bashku me BDSH, dhe te dyja se bashku fituan 485 vota(4%), apo mandatin e 1 keshilltari. Dhe nje rezultat i tille deshmoi erozionin e vazhdueshem te ketij subjekti politik nga njera zgjedhje ne tjetren. Nese ndonje subjekt tjeter ka pasur ngritje apo stagnim per LDMZ ishte e kunderta. Dhe nje dukuri e tille nese per persona te zakonshem ishte befasi, per analiste te ndryshem ishte dicka e pritur, gje qe u vertetua ne zgjedhjet e perseritura te cilat u mbajten me 17 tetor te ketij viti. Ne keto zgjedhje LDMZ, doli e vetme dhe nga elektoratri votues fitoi 318 vota, apo 2.59%, duke mos arritur te kaloje pragun elektoral, andaj mbeti pa asnje keshilltar, pra e paperfaqesuar ne parlamentin lokal. Nje rezultat i tille disfatist ben qe subjekti me i pare i shqiptareve ne Mal te Zi nga 22 keshilltare sa kishte ne zgjedhjet e 9.12.1990, te mbese jashte parlamentit, deshmon se ky subjekt i cili ne fillimet e pluralizmit politik kishte karakterin e Levizjes popullore te perfundoje ne nivelin e nje organizate joqeveritare. Nuk ka dileme se nje renie drastike e ketij subjekti politik meriton nje analize shumedimensionale nga themelimi e deri me tash, sepse eliminimi i ketij subjekti padyshim varferon skenen politike te shqiptareve ne kete mjedis. E ardhmja vetëm të dy subjekte politike nacionale Nese perjashtojme subjektet politike te cilat deklarohen se i takojne spektrit qytetar(DPS,SDP) te shqiptaret ne te ardhmen nga keto zgjedhje jane percaktuar qarte dy mundesi ne subjektet nacionale e ato jane FORCA dhe UDSH. Pa dashur te minimizojme peshen e tyre eshte e sigurt se subjektet e vogla te cilat kane nga 1-2 keshilltare, nuk mund te kene te ardhme politike. Ata me kohe ose do te fshihen nga skena politike apo do t’iu bashkohen subjekteve me te medha. Ndonese ata ne momente te caktuara kane pasur mundesi te luajne rolin e tyre percaktues, rastet e tilla ndodhin rralle, e veshtire se mund te perseriten. Ndersa ajo qe ndodhi pas zgjedhjeve te 23 majit ne Ulqin, ku pikerisht keto subjekte me 1 apo 2 keshilltare ishin celesi i formimit te shumices parlamentare i takon se kaluares. Të mbështetet programi e jo individi Nuk ka dileme se eshte e drejte elementare personale dhe qytetare qe cdokush te votoje ate qe deshiron por nje gje eshte e padiskutueshme se e ardhmja iu takon atyre subjekteve politike qe ofrojne programe, kane kuadro te deshmuara, ide dhe vizion per te ardhmen. Andaj ne te ardhmen i mbetet elektoratit votues qe te reflektoje dhe te percaktohet se cilin subjekt do ta mbeshtese. Ne boten demokratike ku ekziston kultura elementare e votimit qytetari me bindje percaktohet pas programit te subjektit politik e jo pas individit, apo indvideve, ndersa e kunderta ndodh ne mjediset jodemokratike apo te atyre ne tranzicion. Kur do te ndryshoj mentaliteti i votuesve tane ne kete aspekt mbetet per te pare, por nje gje eshte me se e nevojshme, e ajo eshte edukimi dhe emancipimi politik i elektoratit. Nje veprim i tille paraqet nje proces i cili duhet te jete objektiv i subjekteve politike qe synojne te perfaqesojne vlera dhe perspektive te zhvillimit te pergjithshem per te sotmen dhe te ardhmen.

Nail Draga
Koha javore

1