Dyert e hapura te shkolles Austrijake ne Shkoder

November 24, 2010   | Shoqëria / Društvo

Nxensit nga Mali i Zi se shpejti do te kene mundesin e regjistrimit ne shkollen e mesme profesionale Austrijake „Peter Mahringer” ne Shkoder.

Ne aktivitetet qe u mbajten ne Vjene ne tetor te vitit 2010 nder tjerash mund te vecojme pjesmarrjen e nenkryetarit te shoqats “Austrijako-Malazeze” z. Sejdin Dino Mehmetit ne prezentimin e kultures shqipetare ne Parlamentin Vijenez. Ne kuader te ketij aktiviteti i cili u zhvillua me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes , Kryetarja e Kuvendit te Shqiperis Znj Topalli se bashku me homologen austriake znj. Barbara Prammer, muari pjese ne inaugurimin e ekspozites fotografike “Albanien im Gegenlicht” si dhe zhvilloje takime me studente dhe personalitete shqiptare ne Vjene.

Ne nje bisede te shkurter me zonj. Topalli si dhe me ambasadorin Shqipetar ne Austri z. Vili Minarolli, z. Mehmeti presentoi aktivitetet e shoqates, viziten e nje delegazioni Austrijak ne shkollen e mesme teknike “Peter Mahringer” ne Shkoder si dhe projektet tjera te cilat do te hyjne ne favor te bashkepunimit te mirefillt Austri-Mali i Zi-Shqiperi.

Z. Mehmeti takoi dhe drejtoreshen e shkolles Austrijake ne Shkoder zonj. Tagini, ku ne nje ambient miqesore, nder tjerash u diskutua edhe per shkollimin e nxensve shqipetar nga Mali i Zi, mu ne kete shkolle austrijake. Ky ishte edhe takimi i dyte I tyre ku ne bisedimet ne vijim, zonja Tagini me nje krenari theksoi qe pjesa më e madhe e të diplomuarve pasi mbarojnë shkollën, janë të angazhuar në pozicione të rëndesishme ekonomike, kulturore dhe sociale në vëndin e tyre të lindjes si edhe jashtë tij . Përmes formimit të tyre shkollor të gjithanshëm, ata mund të japin një kontribut të rëndësishëm në marrëdheniet midis Austrisë dhe vendit mikpritës. Kërkesat e nxënësve janë të larta, duke qënë se maturat në këte shkolle eshte e barazvlefshme me maturen e shkollave austriake.

Per informata me te gjera http://www.htl-shkoder.com/de/startseite/startseite/

Gjat koktejit dhe prezentimit te specialiteteve shqipetare, ambijentin e freskuan grupi folklorik i bashkevedasve Shqipetar ne Austri si dhe ansambli muzikor “Qerimaj” nga Tirana.

Për Lajme nga Ulqini
Melisa Mehmeti