Edita Abdiu: Maqedonasit ma shpifën mbiemrin

November 24, 2010   | Lajmet / Vijesti

Shqiptarja Edita Abdiu, e cila kohe me pare fitoi ne shfaqjen e mirenjohur gjermane “X-Factor”, ka pushtuar zemrat e shume fansave. Ajo eshte e lindur ne Bern te Zvicres, ndersa jeton ne Keln te Gjermanise. Mbremjen e se enjtes, ajo ishte mysafire ne televizionin gjerman ARD, nen udheheqjen e moderatorit Harald Schmidt.

Gjate bisedes, ajo para opinionit gjerman ka rrefyer se si nga mbiemri Zahini, eshte krijuar nje mbiemer i shpifur.

“Mbiemri im eshte disi i shpikur. Kur familja ime ka dashur te shperngulet nga Maqedonia per ne Zvicer, autoritetet maqedonase kishin krijuar nje rremuje te vertete me mbiemrin tim. Ata na emertuan me emrin e gjyshit tone Abdi dhe thjesht e kishin shtuar ‘ski-ne’. Te paret tane jane quajtur Zahini. Por, mua me quani thjesht Edita”, transmeton Lajmpress, fjalet e Edites.

Ne fund te shout televiziv, ajo ka kenduar nje kenge me te cilen la mbresa te medha te spektatoret, ndersa moderatori eshte treguar mjaft i kenaqur nga prania e Edites, duke deklaruar: “Kete fat nuk e ka secili televizion”.

Lajmpress
YouTube Preview Image