Vesa Luma, këngëtarja më Glamur

November 24, 2010   | Lajmet / Vijesti

Përveç konkurrimit të këngëve, “Kënga magjike” është edhe një show, një konkurs veshjesh dhe performancash mes artistëve. Kjo duket shpesh e më shpesh nga edicioni në edicion, ku këngëtarët femra, sidomos, shpenzojnë jo pak para për të sjellë, në rreth 4 minuta këngë, paraqitje nga më të paharrueshmet. Kështu që nga veshja, balerinët dhe bashkëveprimi i tyre me njëri-tjetrin, i bën këngëtarët shumë pjesëmarrës në show-n koreografik. Pa mëdyshjen më të vogël, Vesa Luma nuk kishte nevojë për asnjërën prej tyre. Gjithë vëmendjen e përqendroi tek vetja. Pa balerinë në skenë, pa veprim, kjo edhe për arsyen se kënga e saj ishte një baladë. Dhe si e tillë, mjaftonte një ndriçim, siç edhe u realizua, dhe kënga fliste vetë. Sigurisht ajo meriton pikët maksimale, për sa i përket veshjes, ku mund të cilësohet si e veshura më Glamur e këtij festivali. Të dyja veshjet, si në natën e dytë gjysmëfinale, ku mbante të veshur një pallto të lehtë, të zezë me xixa dhe supet të ngritur, po ashtu edhe fustani i natës finale bust, i fryrë dhe i gjatë deri poshtë gjurit, me xixa dhe lule të vogla ngjyrë rozë, ishin të mrekullueshme. Veshja e saj bënte mjaft diferencë me fustanet e tjerë të këngëtareve dhe të jepte idenë e kompeticioneve botërore. Në fakt, Luma gjithmonë ka rënë në sy për stilin e veçantë. Këtë herë ajo meriton komplimente, si për këngën e veçantë, ashtu edhe për paraqitjen e saj madhështore!

© Mapo
YouTube Preview Image