Valdanosi jepet me qira pa e pyetur Ulqinin

November 25, 2010   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ulqin/ Podgoricë, 25 nëntor – Edhe pse partitë opozitare shqiptare, duke theksuar këtu reagimet e Forcës së Re Demokratike dhe të koalicionit të organizatave joqeveritare, me vite të tëra insistojnë që fati i gjirit më atraktiv, jo vetëm në bregdetin e Ulqinit, por edhe të mbarë Adriatikut, të vendoset në Kuvendin e Ulqinit, Këshilli i privatizimit të të qeverisë malazeze e ka pranuar Propozimkontratën për dhënien me qira në një afat të gjatë, 30 vjeçar, me mundësi të shtyrjes, kompanisë britanike, Cubs Lux.

Kryetari i Shoqatës së ullishtarëve të Ulqinit, Xhaudet Cakuli, siç njofton KosovaLive,  më herët është shprehur se “në vitin 1977 rreth 93 hektarë tokë në Valdanos, me rreth 19 mijë rrënjë ullinj, në pronësi të personave privatë dhe komuniteteve fetare, janë ekspropriuar në favor të ish Armatës Popullore Jugosllave me qëllim të ndërtimit të objekteve ushtarake”.

Ai ka shtuar se Qeveria e Malit të Zi ka hapur kohë më parë tenderin për valorizimin turistik të Valdanosit. Komisoni tenderues për realizimin e këtij projekti ka vendosur që të ftojë për bisedime kompaninë britanike Cubus Lux, e cila në tender ka ofruar çmimin fiks vjetor të qiramarrjes prej 18 cent për metër katror, si dhe investimet me vlerë 221.51 milionë euro.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës për kthimin e pronave në Ulqin, Luka Djakonovic nënvizon se nuk ka asnjë vend në Mal të Zi ku toka bujqësore e cila është marrë për nevojën e ish- ushtrisë jugosllave, të mos kthehet.

“Edhe atëherë njerëzit e kanë ditur se kjo nuk është e vërtetë, se nuk flasin të vërtetën dhe se e mashtrojnë popullin paqëdashës të Ulqinit”, ka thënë ai.

Mbi bazat e ofertës, të pranuar nga Këshilli i privatizimit të qeverisë malazeze, Cubs Lux merr përsipër ndërtimin e kompleksit eksluziv turistik në nivelin katër plus dhe pesë yjeve në tre vitet e para, premton të hap së paku 400 vende të reja pune, por edhe aq pas kompleksi turistik të jetë në funksion të plotë, siç vlerëson qeveria malazeze,”do t’i kontribuojë përforcimit të ekonomisë së përgjithshme në Mal të Zi.

KOHA NET


YouTube Preview Image

15