Adelina Thaçi fejohet të shtunën

November 26, 2010   | Lajmet / Vijesti

Prishtinë, 25 nëntor – Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Thaçi, e cila vetëm ditë më parë zbuloi se është e dashuruar, ka bërë të ditur për mediet kosovare se këtë të shtunë do ta kurorëzojë me fejesë dashurinë e saj me Bradhyl Metajn.

“Këtë të shtunë do të fejohem. Jam shumë e emocionuar, janë emocione gëzimi. Është diçka e re për mua dhe vërtet jam shumë e lumtur, sepse kam gjetur një njeri që më përshtatet në të gjitha aspektet”, ka pohuar Adelina.

“Ceremonia e fejesës do të jetë shumë e vogël, vetëm familjarët dhe miqtë të afërt”, ka shtuar ajo.

KOHA NET

Përveç këngëve, klipeve e paraqitjeve të ndryshme, për këngëtarët, edhe lidhjet e dashurisë, fejesa dhe martesa zënë vend të rëndësishëm në jetën e tyre. Disa nuk preferojnë as të hapin gojën dhe të tregojnë se me kë janë në lidhje, disa të tjerë tashmë seriozisht kanë filluar me fejesa e martesa siç e do tradita dhe zakoni shqiptar.

Një nga këngëtaret e radhës, e cila largohet nga lista e “beqarëve” është edhe lina Thaçi. Siç mësojmë, këngëtarja së shpejti do të fejohet me Bardhyl Metën nga Prishtina. Adelina tashmë 29 vjeçare, përveçse si këngëtare profesioniste, është dhe profesoreshë e muzikës në një shkollë të mesme në Ferizaj.

Jeton në Prishtinë, kurse në gjithë Kosovën njihet edhe si vajza e humoristit të njohur Rasim Thaçi (Cima). Lidhja e saj me biznesmenin Bardhyl Metaj po bëhet akoma më e fortë kohëve të fundit, ndëkohë që ajo në profilin e saj në facebook nuk ngurron të shënojë statuse të ndryshme që tregojnë qartë se këngëtarja është e dashuruar. Pa ndonjë bujë të madhe, këngëtarja ka vendosur të fejohet edhe pse nëpër shumë prononcime pranon se është veçse e dashuruar. “Po, jam e dashuruar dhe dashuria për mua ka një domethënie të madhe. Mendoj se është gjëja më e bukur të duash dhe të të dojë dikush ashtu siç je.

Kjo nënkupton shumë”, është shprehur këngëtarja. Ndërkohë, e pyetur se si mund ta përshkruajë mashkullin ideal, ajo thekson: “Ideal s’ka, por kur e dashuron dikë, ai është ideali për ty, kur përshtatesh me një njeri, për mua kjo gjë vlen shumë”. Aktualisht këngëtarja është në përfundim të masterit dhe ky përkushtim po i merr shumë kohë, pasi ka obligime përveç si profesoreshë, por edhe në Filarmoninë e Kosovës. Ceremonia e fejesës do të zhvillohet në prani të familjarëve të ngushtë, duke mos zgjeruar rrethin dhe pa prani të mediave.

Bardhyl Metaj është nga Prishtina dhe prej një kohe të gjatë jeton në Zvicër. Përveç biznesit familjar që ka, më herët ka punuar edhe si gazetar në disa të përditshme kosovare, pastaj më vonë u zgjodh edhe si themelues i LDK-së për Zvicrën, kurse deri në vitin 1997 ka ushtruar postin e sekretarit të përgjithshëm të fondit (3%) për Zvicrën pranë institucioneve të Kosovës në azil. Momentalisht është shef i menaxhimit dhe marrdhënieve me publikun pranë kompanisë familjare nën emrin “Meta” me seli në Prishtinë dhe Zürich.

Panorama Plus

YouTube Preview Image

3