Pavarësia 2010 – Marrin pjesë Renova Tetovë, Liria Prizren, Otranto Ulqin dhe Besa Kavajë

November 27, 2010   | Sporti / Sport

Turniri “Pavarësia 2010” do të zhvillohet sipas këtij orari Besa -Renova , Liria – Otranto. Fituesit nga këto ndeshje që do të luhen nga 45 minuta do të luajnë në finale.
Në Vlorë mbahet edicioni II-të i turneut gjithëkombëtar i futbollit “Pavarësia 2010”

Për të festuar 28 Nëntorin-Dita e Flamurit, që është një nga ditët më të rëndësishme, e historisë sonë kombëtar, Federata Shqiptare e Futbollit më bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe Klubit të futbollit Flamurtari, përherë të dytë në qytetin e Vlorës, do të organizoj turnir gjithëkombëtarë të futbollit, ku kësaj radhe do të marrin pjesë KF Liria Prizren që përfaqëson Kosovën, klubi i futbolli Renova Tetovës që përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë, klubi i futbollit “Otranto” Ulqin që përfaqëson shqiptarët e Malit Zi dhe klubi i futbollit Besa Kavajë si përfaqësuese e Shqipërisë.
Sipas organizatorit turniri “Pavarësia 2010” do ët zhvillohet sipas këtij orari; E diel me fillim në orën 12.00 takohen Besa -Renova , në orën 13, 00 takohen Liria – Otranto, ndërsa në orën 14.00 do të përballen dy skuadrat fituese nga ndeshjet e para, ndërsa fituesi nga ndeshja finale do të shpallet fitues i edicionit të dytë i turneut gjithëkombëtar “Pavarësia 2010” .
Nga zyra e klubit të futbollit Renova na njoftuan se ekipi në Vlorë do të udhëtojë me datën 27 Nëntor, menjëherë pas ndeshjes me Napredoku-n, ndërsa formacioni do të jetë i kombinuar.
Gjatë qëndrimit në Vlorë ekipi do të ketë rastin të viziton muzeun e Pavarësisë. aty ku Ismail Qemali në vitin 1912 shpalli mëvetësinë e Shqipërisë si dhe do të marrin pjesë në manifestimin qendror në qendrën e Vlorës
Organizatori i turneut Pavarësia 2010” Federata Shqiptare Futbollit për më të mirët do të ndanë kupa , medalje dhe mirënjohje, ndërsa do të shpallë edhe futbollistin më të mirë, portierin më të mirë dhe ekipin më të disiplinuar
Të përkujtojmë se në edicionin e parë të turneut “Pavarësia 2009” kanë marrë pjesë Klubi i futbollit Flamurtari Vlorë, klubi i futbollit Shkëndija Tetovë dhe klubi i futbollit Prishtina. Fitues i edicionit të parë u shpallë ekipi nikoqirë Flamurtari pasi në dy ndeshjet arriti të fiton pas ekzekutimit të penaltive meqë tre ndeshjet përfunduan me rezultat të barabartë 0-0 në kohën e rregullt.

YLLPRESS