UDSH uron festën e madhe gjithëkombëtare ,,Ditën e Flamurit”

November 28, 2010   | Ngjarjet - Events

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Tel./fax. 030/ 412 757, 412 599

NR.71/10Ulqin, më 28 nëntor 2010

Kumtesë për opinion

Unioni Demokratik i Shqiptarëve iu uron festën e madhe gjithëkombëtare ,,Ditën e Flamurit” të gjithë shqiptareve kudo që janë.

Proceset aktuale në skenën politike ndërkombëtare janë duke avancuar gjithnjë e ma tepër çështjen e entitetit shqiptar në Ballkan.

UDSH uron që festa tjetër e Flamurit të na gjejë me Shqipëri në dyert e integrimeve evropiane e transatlantike dhe me implementim të plotë të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si parashohin standardet evropiane për pakicat nacionale në demokracitë shumnacionale të Evropës.

Zoti e bekoftë  Flamurin dhe shqiptaret kudo që janë !

Unioni Demokratik i Shqiptarëve

Kryetari

Ferhat Dinosha d.v.