KF Otranti mori pjes ne Kupen e Pavaresise ne Vlorë – Video

November 29, 2010   | Sporti / Sport

Ne diten e 98-vjetorit te pavaresise ne Vlore eshte zhvilluar edicionin i dyte i Kupes Pavaresia me pjesemarrjen e ekipeve nga Shqiperia Maqedonia Kosova dhe Mali I Zi pikerisht ekipet te cilat jane edhe fituese te kupave ne vendet respektive per sezonin e kaluar futbollistik.

Jane zhvilluar gjithsej tre takime nga 45 minuta. Perballja e pare ishte ajo mes Beses se vendit tone dhe Renoves se Maqedonise. Pas perfundimit te 45 minutave te lojes me rezultatin e barabarte 0-0 gjithcka eshte vendosur nga gjuajtjet e 11-metershave qe nxorren fituese skuadren e Tetoves me rezultatin 5-4.

Ndeshja e dyte ishte ajo mes Otrantos se Malit te Zi dhe Lirises se Kosoves takim qe u mbyll gjithashtu pa gola por qe nxorri finaliste skuadren e Otrantos nga Ulqini pas gjuajtjes se 11-metershave.

Ndryshe nga edicioni i shkuar ne kete finale nuk kishte asnje skuader shqiptare por u luajt mes Otrantos dhe Renoves. Skuadra maqedonase arriti te zhbllokoje rezultatin brenda 45 minutave me nje supergol nga distanca duke fituar gjithashtu Kupen Pavaresia ne kete edicion te dyte.

Trofeun e pare te ketij aktiviteti vitin e shkuar e fitoi skuadra e Flamurtarit. Tashme Kupa Pavaresia eshte kthyer ne nje tradite dhe vitin e ardhshem do te zhvillohet edicioni i trete serish me 4 skuadrat fituese te Kupave te Shqiperise Kosoves Maqedonise dhe Malit te Zi.

Top Channel
http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/kupapavaresia28.flv