Festa e Flamurit u festua edhe në Ulqin

November 30, 2010   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoj  manifestim me rastin e shënimit të 28 Nëntorit –  Ditës së Flamurit, të dielen, me 28 Nëntor 2010, në Qendrën për Kulturë – Ulqin.
Festat kombëtare janë moment kur kujtohen dhe shënohen ngjarje e personalitete. Populli ynë me historinë e bujshme dhe të lavdishme ka shumë momente që duhet veçuar nga të tjerët, që duhet përkujtuar ndryshe, në mënyrë të veçantë. Por, më i veçanti, më i shenjti dhe më i shënuari është festa e festive, është 28 nëntori ynë, Dita e flamurit tonë kombëtar, dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Historia disi është kujdesur që në këtë ditë të madhe t’ua përqëndrojë shqiptarëve të gjitha ndjenjat bashkë, krenarinë, mburrjen, dinjitetin, burrërinë dhe gëzimin. I përjetshëm qoftë 28 nëntori ynë i madh.

Lajme nga Ulqini

Në Ulqin të dielën u shënua 28 Nëntori

Dita e Flamurit Festë e identitetit tonë
“Dita e Flamurit – 28 Nëntori është festa e identitetit tonë e cila na i prek zemrat dhe na i bën një, duke na bërë krenarë dhe duke na krijuar emocione të veçanta e të rralla te të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha në fjalën e rastit Tahir Tahiri, kryetar i KNSH-së.

Keshilli Nacional i Shqiptareve ne Mal te Zi organizoi te dielen ne sallen e Qendres se Kultures ne Ulqin kremtimin e 28 Nentorit – Dites se Flamurit. Kryetari i KNSH-se, Tahir Tahiri, ne fjalen e rastit tha se Dita e Flamurit – 28 Nentori eshte festa e identitetit tone e cila na i prek zemrat dhe na i ben nje, duke na bere krenare dhe duke na krijuar emocione te vecanta e te rralla te te gjithe shqiptaret kudo qe jane. “Prandaj ne sot, ashtu si gjithmone, perkulemi para te gjithe patrioteve e atdhetareve qe sakrifikuan per kete dite te madhe, me pushke e me pene, si dhe nderojme shpirtin e lirise qe ka drejtuar mendjet dhe zemrat shqiptare ne shekuj, per liri dhe per kete flamur”, tha me tej ai. Tahiri theksoi se “jemi bashkuar ketu sonte per te nderuar flamurin kombetar, kete simbol i cili ka qene dhe do te mbetet simbol i unitetit, krenarise, qendreses dhe vendosmerise se popullit shqiptar”. Ai beri thirrje qe kjo feste e cila i ka bashkuar shqiptaret ne Mal te Zi t’u sherbeje atyre qe te bashkohen edhe per realizimin e te drejtave te tyre ne Mal te Zi. “Sepse vetem te bashkuar e jo te percare, per hire te interesave te ndryshme, mund te realizojme te drejtat tona legjitime kombetare si popull pakice ne trojet e veta stergjyshore ketu ne Mal te Zi”, u shpreh ai. Me pas, per pjesemarresit qe kishin mbushur sallen e Qendres se Kultures u shfaq nje program me valle, kenge, recitime, ku moren pjese Shkolla e Vallezimit “Porta di Danca”, Ansambli “Zana”, Grupi muzikor “Burimi”, kengetaret Shaban Gjeka, Rosela Gjylbegu, Violeta Lulgjuraj, Leke Dedvukaj dhe mezzosopranoja Gjylije Pelinku nen percjelljen e pianistes Fatime Buzuku. Nje emocion te vecante te publiku zgjuan sidomos aktoret e Teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku dhe Paskualina Shllaku, me montazhin poetik te realizuar nga pjeset e Fishtes, Nolit dhe Mjedes. Me kete rast ne galerine “Art” te Qendres se Kultures u hap ekspozita personale e piktorit nga Ulqini, Edin Kapllani. Dita e Flamurit u shenua edhe ne disa treva te tjera ku jetojne shqiptaret ne Mal te Zi.

i.k.
Koha Javore

3