Forumi Rinor Buzuku – Rikthim i historisë së përgjumur

December 1, 2010   | Reportazh / Reportaža

Ditëlindja e parë e Forumit Rinor “Buzuku” dhe rilindja e këngës, valles dhe veshjes shestanase

Forumi Rinor i Shoqatës “Don Gjon Buzuku” pas një viti pune që nga themelimi i tij vuri në lëvizje këtë histori të përgjumur dhe kthej frymëmarrjen pikërisht të shtunën. Lotët e gëzimit ishin të pranishme në secilën fytyrë që kahmoti nuk e kishin përjetuar këtë këngë e valle.
Mbremja e se shtunes e dates 20 nentor e gjeti qytetin e Ulqinit ne nje atmosfere feste. Rruget qe te conin ne Shtepine e Kultures ishin mbushur me femije, te rinj e te reja, si dhe familje te cilat me nje gezim te papershkruar ecnin drejt ngjarjes se shumepritur – shfaqjes publike pas shume dekadash te Valles shestanase si dhe pas nje shekulli, daljes ne pah edhe te veshjes se burrave shestanas. Salla ishte e stermbushur dhe ate nate u zhduken paragjykimet, barrierat, frika apo turpi. Gjithcka ishte e perfshire nga atmosfera e gezimit, deshira per te shikuar dhe per te qene pjesemarres ne emocionet qe vallja e trojeve antike po nxiste ate nate. Kryeredaktori i revistes “Buzuku”, prof. Dr. Sime Dobreci, foli per te kaluaren dhe traditat e Shestanit dhe shestanasve. “Shestanasit i ruajten adetet e veta, traditen e vet, fjalet e urta dhe theniet popullore. Ata ruajten Vallen e Shestanit, e cila ka merita te vecanta qe mos te harrohen kenget e shumta popullore, kenge me plot urtesi. Ne kishe, prifti predikonte ne gjuhen shqipe, uratat thuheshin ne gjuhen shqipe. Te gjitha keto krijuan kushte qe te ruhet gjuha e embel e nenes, gjuha shqipe e Shestanit”, theksoi ai. Sipas Dobrecit, merite e vecante e shestanasve te fese se krishtere, kryesisht te pjeses katolike, eshte ruajtja e veshjes se mrekullueshme te shestaneshes. “Deri para nje kohe u ruajt edhe veshja e mashkullit shestanas, ku merrte pjese edhe qeleshja, qe na e lane paraardhesit tane, iliret. Cakciret e bardhe kishin shirita te zi, shenje qe shestanasit mbanin zi per Gjergj Kastriotin – Skenderbeun. Kjo dhe disa fakte te tjera vertetojne qe shestanasit kane marre pjese ne lufterat e Skenderbeut”, tha ai, duke perfunduar se “shestanasit, burrat e dheut dhe te bukurat e dheut, kane me cka te kreno- Nuk kishte ate nate te bardhe apo te zinj, te pasur apo te varfer, te medhenj apo te vegjel, por mbizoteronte atmosfera e kaqdeshiruar. Forumi Rinor i Shoqates “Don Gjon Buzuku” pas nje viti pune qe nga themelimi i tij vuri ne levizje kete histori te pergjumur dhe kthej frymemarrjen pikerisht te shtunen. Prania e spektatoreve ishte e kenaqshme. Lotet e gezimit ishin te pranishme ne secilen fytyre qe kahmoti nuk e kishin perjetuar kete kenge e valle. Mbremja ishte nje organizim cilesor, ndersa bashkepunimi me shoqatat e tjera nga treva e Ulqinit ne nivel te larte pasi qe ishin te pranishem ne kete gezim te bijve dhe bijave te Shestanit.

Andrijan Briskoviq
Koha Javore



5