Genta: Eurovizioni zviceran më ka vjedhur votat

December 1, 2010   | Lajmet / Vijesti

Duket se së fundmi këngëtarja e njohur si “diva” e muzikës kosovare dhe asaj shqiptare, Genta Ismajli, është mjaft e irrituar. Shkak sipas saj është bërë vjedhja e votave duke ia hequr mundesine për të qenë pjesëmarrëse në konkurrimin përfundimtar të Eurovizionit zviceran.
Genta hyri në konkursin seleksionues për të përfaqësuar shtetin zviceran në Eurovizion. Vetëm pak kohë më parë transmetuesi zyrtar i Zvicrës SF, mbajti një konkurs online votimi për të zgjedhur 7 këngët më të mira nga 327 pjesëmarrës.

Vetë këngëtarja kishte besim se votimi do të trajtohej në mënyrë të drejtë, por shprehet se për fat të keq ata kanë gënjyer duke e përjashtuar atë nga mundësia për të merituar fitoren.
Televizoni zviceran mbylli afatin për të hyrë në konkurrim në datën 30 tetor ndërkohë që hapi votimin online për të parë dhe rezultatin e disa ditëve më pas.
Dhe së fundmi rezultatet tregojnë se Genta nuk është me numrin e caktuar të votave për të pretenduar për përfaqësim në këtë eveniment ndërkohë që aktiviteti i madh do të mbahet në datën 11 Dhjetor dhe fituesi do të vendoset nga votat e teleshikuesve.
Do të jetë pikërisht kënga fituese e dalë nga ky aktivitet që do të përfaqësojë Zvicrën në Eurivizionin e këtij viti që mbahet në Gjermani.
YouTube Preview Image