Enver Mollabeqiri – Eno: A je anëtar i partisë sonë?

December 5, 2010   | Opinione

Dukuritë tona
Edhe pse në pluralizëm, të rinjtë duhet të aderojnë në partitë në pushtet, si kusht për punësim dhe avancim profesional. Kjo ndodh pothuajse në të gjitha nivelet. Duket macabre dhe e pabesueshme që në kohët e sotme, kur shkenca dhe teknologjia kanë arritur nivele shumë të larta, kur kemi një numër të konsiderueshëm të rinjsh të aftësuar në aspektin profesional. Kur bëhet fjalë për punësim, atij i shtrohet pyetja “A je anëtar i partisë sonë?” ose “nëse voton ti me familjen tënde për ne, ne do të të punësojmë”.

Ne gjeneratat me te vjetra, apo ne nje moshe te mesme, e shikojme gjithehere me nje sy kritik gjeneraten e re e cila rritet, arsimohet dhe aftesohet per profesion ne nje kohe tjeter, ne kohen e perparimit te teknologjise moderne dhe asaj digjitale dhe kompjuterike. Te rinjte sot jane medoemos me pergatitje me te larte se ne dhe me njohjen pervec te ketyre teknologjive edhe te gjuheve te huaja. Ky intelektual i ri ndoshta veshtire depertone ne sferat tona te te kuptuarit te intelektualit.

Te rinjte te cilet shpesh here hasin ne kete perde te shkaktuar nga me te vjetrit, hasin edhe ne nje perde tjeter, e cila eshte mjaft e vjeter dhe e cila per shumicen eshte pengese per punesim. E dime qe ne kohen e monizmit, punesimi eshte kushtezuar ne te shumten e rasteve me perkatesi ne parti e sidomos nese i riu ka dashur apo ka paraqitur ambicie qe te perparoje ne profesionin e vet. E kote ka qene ne disa raste edhe aftesia e te riut. Gjithcka ka qene e nenshtruar ndaj perkatesise partiake dhe “degjueshmerise” se pamohueshme nese ke tentuar kah instancat me te larta profesionale ne cdo lemi.

Mjerisht, mund te konstatojme qe edhe sot ngjan e njejta dukuri. Edhe pse ne pluralizem, te rinjte duhet te aderojne ne partite ne pushtet, si kusht per punesim dhe avancim profesional. Kjo ndodh pothuajse ne te gjitha nivelet. Duket macabre dhe e pabesueshme qe ne kohet e sotme, kur shkenca dhe teknologjia kane arritur nivele shume te larta, kur kemi nje numer te konsiderueshem te rinjsh te aftesuar ne aspektin profesional. Kur behet fjale per punesim, atij i shtrohet pyetja “A je anetar i partise sone?” ose “nese voton ti me familjen tende per ne, ne do te punesojme”. Duket e paimagjinueshme qe ne shekullin XXI kriter per punesim te jete perkatesia partiake apo simpatizimi I njeres apo tjetres parti politike. Edhe me e pamoralshme dhe pa dinjitet duket vete kushtezimi i tille.

Njeriu i ri, i aftesuar ne profesione te ndryshme dhe me njohuri te shumta te gjuheve te huaja, gjendet para nje perdeje e cila nuk duhej te ekzistonte. Por, mjerisht ajo ekziston dhe eshte mjaft evidente ne te gjitha lemite. Andaj, kemi rastin kur te rinjte e shohin te pavlere diplomen e vet perballe kushtezimeve te tilla dhe marrin rruget e kurbetit, qe atje te gjejne qetesine e ushtrimit te profesionit dhe satisfaksionin material per punen e bere. Kjo situate kushtezon nje situate tjeter, kur te rinjte duke hasur ne pengesa te tilla demoralizohen dhe humbin besimin ne vete sistemin shoqeror i cili ne te shumten e rasteve nuk i ofron alternative. Duhet qe te gjitha shtresat e popullit ta luftojne kete fenomen dhe t’i thone JO ndikimit te partive ne perzgjedhjen e kuadrove dhe ne punesime ne ndermarrjet dhe ne organet ekzekutive. Duhet te bejme perpjekje qe kjo praktike te ndryshoje dhe qe kriter per punesimin e nje sere ekspertesh te rinj te jete profesionalizmi dhe aftesia e tyre. T’u japim shansin te rinjve per avancim ne profesion dhe qe kusht per kete te mos jete perkatesia partiake, por iniciativa e tyre e lire per te ndryshuar shoqerine dhe aftesia e tyre e pamohueshme ne dobi te shoqerise dhe vendit. Ne te gjithe duhet te perpiqemi ne kete drejtim, me qellimin e qarte dhe pa ekuivoke, duke u dhene te rinjve shansin e merituar, pa kushtezime anakronike, te vjeteruara dhe te pamoralshme.

Enver Mollabeqiri – Eno
Koha Javore