Ledi Vokshi, pjesë e show-t “Shpija e Kosovës”

December 5, 2010   | Lajmet / Vijesti

Të premten që kaloi, në ekranet kosovare ka filluar të trasmetohet formati televiziv “Shpija e Kosovës”, edicioni i dytë. Pjesë e këtij spektakli mes shumë kandidatëve është bërë edhe këngëtarja Ledi Vokshi.

Ajo është bërë e njohur në Kosovë edhe përmes pjesmarrjes nëpër disa festivale duke prezantuar këngët e saj, por këtë radhë ka vendosur që të sfidojë veten mes 10 kandidatëve të njohur nga e gjithë Kosova. Këngëtarja ka lënë Shtetet e Bashkuara për t’iu përkushtuar karrierës dhe për të bërë emër në Shqipëri e Kosovë. Në nga shkrimet e realizura nga “Panorama”, Ledi pranoi të pozojë topless.

Në këtë spektakël me Vip-a ajo do të jetë pjesë e konkurimit, duke synuar natën finale të 26 shkurtit ku do të “luftojnë” për çmimin kryesor, që është një apartament luksoz në Prishtinë.

Panorama