Shqipëria e Mali i Zi duan ta rregullojnë shtratin e Bunës – Video Exclusive

December 9, 2010   | Reportazh / Reportaža

Drejtoria e ujërave të Malit të Zi ka konfirmuar ditën e enjte se përfaqësuesit e Malit të Zi dhe kolegët e tyre nga Shqipëria, në takimin që kanë pasur në Podgoricë, janë dakorduar për aktivitetet të përbashkëta për rregullimin e rrjedhës së lumit Buna.

Zyrtarët nga Shqipëria dhe ata nga Mali i Zi, sipas KosovaLive, kanë konstatuar se “dy vendet, në një afat sa më të shkurtër të formojnë edhe institucionalizojnë një komision të ekonomisë së ujërave edhe të nxjerrin programin e aksionit për parandalime të qëndrueshme të përmbytjeve përgjatë rrjedhës së lumit ndërkufitar Buna”.

Ndihmësministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi, Velizar Vojinoviq dhe homologu i tij shqiptar, Arben Demeti, deklaruan se ky projekt do të përfshijë pastrimin e daljes së Bunës në det, pastrimin e prurjeve dhe urave të thyera nga shtrati, zgjerimi i Bunës në pjesët ku është e mundur.

Krahas kësaj, dy delegacionet kanë vlerësuar se duhet planifikuar edhe pastrimin e shtratit rreth urave ekzistuese që të mos ngadalësohet rrjedha e lumit.

Masat afatgjate kanë të bëjnë me hartimin e planeve të menaxhimit me nivelin e liqenit të Shkodrës, lumenjve Drin dhe Buna, si dhe sigurimin e mjeteve financiare nga fondet ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e dy vendeve konstatuan se bartës të këtyre veprimtarive do të jenë institucionet kompetente të ekonomisë së ujërave dhe masat do t’ i udhëheqin ministritë gjegjëse të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Koha Net



VIDEO VLADA CRNE GORE