Dafina Zeqiri do të festojë ndërrimin e viteve në Zvicër

December 11, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Dafina Zeqiri, një ndër emrat më të kërkuar në tregun muzikor për momentin, këtë vit do të festojë ndërrimin e viteve në diskotekat shqiptare në Zvicër dhe pikërisht në Zurich, aty ku mblidhen gjithë shqiptarët për të festuar.Para se të arrijë festa e madhe, këngëtarja do të performojë në disa koncerte nëpër Gjermani dhe Angli, kurse pastaj do të kthehet në Zvicër ku do të presë Vitin e Ri.

Edhe pse është e re në karrierë, me një album profesional, Dafina ka arritur sukses të konsiderueshëm në krahasim me disa kolege të tjera, e kjo falë vokalit dhe pamjes së saj. Zakonisht, për një koncert Dafina paguhet rreth 3 mijë euro, ndërsa kur bëhet fjalë për një tur koncertesh, atëherë këngëtarët dakordohen që 3-4 mbrëmje të paguhen në një çmim, ndërkohë për festa sigurisht që çmimi ngritet më lart dhe Dafina mund të paguhet deri në 5-6 mijë euro.

Sa u përket këngëve të reja, ajo për momentin ka lançuar duetin me Ledrin me titull “Po m’pëlqen”, kurse këngë të tjera nuk ka realizuar. Klipi i kësaj kënge do të jetë gati diku në fundi i dhjetorit, para festave.

YouTube Preview Image
1