Dinjiteti i humbur i qytetarit votues

December 11, 2010   | Opinione

Ne kohën e pluralizmit, ku është mundësuar deklarimi dhe votimi i lirë qytetari votues është para dilemave qe të votojë në mënyrë dinjitoze, duke mbrojtur dinjitetin e tij personal sipas parimeve njerëzore duke vlerësuar vlerat, apo të mbeshtesë interesat individuale dhe klaneve të ndryshme ku parim janë antivlerat.

Lajmi i publikuar dite me pare ne mediat kosovare se nje qytetar kishte kerkuar te beje tregti me disa vota duke percaktuar edhe cmimin ku nje vote vleresohej me 50 euro, ishte lajmi i dites por jo befasi. Nje dukuri e tille nuk eshte e panjohur, por befasi ishte pikerisht qytetari i cili pati guxim qe nje oferte te tille ta bej publike ne prag te zgjedhjeve parlamentare ne Kosove te cilat jane caktuar te mbahen me 12 dhjetor te ketij viti. Andaj duhet falenderuar gjestin e qytetarit ne fjale i cili nuk ka qendruar i maskuar pas nje dukurie e cila fatkeqesisht eshte bere e zakonshme jo vetem ne Kosove por kudo ne vendet e dalura nga ish kampi socialist. Nese me pare per dukuri te tilla heshtej ne periudhen e pluralizmit (nga viti 1990 e me pas) dukuria e korrupcionit politik eshte bere ceshtje mode, sidomos per ata individ dhe subjekte politike qe duan te jene pjese e pushtetit qofte ne nivelin lokal apo ate shteteror. Dhe ne kete aspekt edhe ne shqiptaret nuk jemi perjashtim i kesaj dukurie te deformuar si te gjithe qytetaret e tjere ne Evropen Juglindore. Nje dukuri e tille mund te analizohet ne shume aspekte por perfundimi eshte se me humbjen e dinjitetit qytetari ka humbur pasurine e tij elementare personale, e cila me shekuj eshte vleresuar ne traditen tone shekuj me radhe.

Nderimi i vlerave morale

Per te pasur te qarte kuptimin e fjales “ dinjitet” kemi konsultuar Fjalorin e Gjuhes Shqipe, ku jepen dy shpjegime : 1. Teresia e vlerave morale te njeriut a te nje grupi njerezish (nderi, krenaria etj.); vetedija qe ka njeriu a nje grup njerezish per keto vlera e per te drejtat e veta ne shoqeri dhe nderimi i tij per vetveten; shfaqja e jashtme e kesaj vetedije dhe e ketij nderimi. Dinjiteti kombetar. Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndermarrjes, i institutit). Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr neper kembe) dinjitetin. S’ka pike dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet. 2. Cilesia e mire a vlera e larte e dickaje qe e ben ate te cmohet. Me dinjitet artistik. Veper plot dinjitet. Dhe jane pikerisht keto vlera te cilat qytetarin apo qytetaret e nje vendi apo mjedisi i ka vecuar ne te kaluaren dhe te tashmen per sjelljet dhe veprimet e ndryshme personale apo familjare. Andaj, nuk duhet te befasohemi kur degjojme se per qytetaret, apo banoret e nje vendi thuhet se jane dinjitoz, sepse me sjelljet dhe veprimet e tyre ne situata te ndryshme kane treguar vlera te larta morale. Dhe nje vetedije e tille eshte trasheguar brez pas brezi duke pasur kete epitet dhe vleresuar kudo ne rrethet shoqerore. Por, nje epitet i tille nuk do te thot se eshte I perhershem, sepse ai ndryshon, ne saje te rrethanave dhe situatave te ndryshme shoqerore. Pikerisht, keto dukuri kane evoluar dhe jane manifestuar ne menyre transparente ne pluralizem, sidomos kur kemi te bejme me zgjedhjet politike qofshin ata ne nivelin lokal apo ate shteteror.

Pluralizmi dhe dinjiteti i humbur

Me te drejte behet pyetja, pse ne rrethana te reja shoqerore, eshte zbehur, apo thene drejtperdrejt eshte humbur dinjiteti i qytetarit votues. Sepse eshte pikerisht qytetari votues ai i cili i ka kontribuar deformimit dhe manipulimit te votes se tij, e cila me fjalorin bashkekohor quhet korrupcion politik. Eshte ceshtje tjeter se sa eshte numri i kesaj kategorie te qytetareve, por eshte e padiskutueshme se pikerisht keto votues ne shume raste kane vendosur per mandatet e fituara, e me te edhe te shumices e cila do te qeverise ne pushtet. Nuk ka dileme se disa ceshtje kane pasur evulimin e tyre spontan, sepse disa subjekte apo udheheqes te tyre jane konsumuar e madje edhe komprimituar qe deshmohet me renien e vazhdueshme te rejtingut te tyre personal por edhe subjekteve qe perfaqesojne, qe deshmohet me rezultatet e zgjedhjeve. Si shembull tipik i kesaj ceshtjeje mund te sherbejne zgjedhjet lokale ne komunen e Ulqinit(maj, tetor 2010). Dhe ne raste te tilla qytetari votues nuk mund te akuzohet nese ai ka ndryshuar opcionin e tij politik, sepse eshte e drejt e tij personale dhe qytetare qe te votoje ate qe deshiron, por ceshtja te ata qe bejne tregti me vota, duke e shitur ate ne forma te ndryshme. Andaj humbja e dinjitetit ka te bej pikerisht me kete kategori te qytetareve e cila ne shume mjedise ka filluar te marre permasa shqetesuese. Ne kohen e pluralizmit, ku eshte mundesuar deklarimi dhe votimi i lire qytetari votues eshte para dilemave qe te votoje ne menyre dinjitoze, duke mbrojtur dinjitetin e tij personal sipas parimeve njerezore duke vleresuar vlerat, apo te mbeshtese interesat e ndryshme individuale dhe klaneve te ndryshme ku parim jane antivlerat. Nje konstatim i tille nuk ka dileme se meriton nje analize te vecante sociologjike dhe psikologjike, sepse me ndryshimin e sistemeve shoqerore ka ndryshuar mentaliteti dhe qasja ndaj ceshtjeve te cilat jane preokupuese per qytetaret.

Sfidat e qytetarit

Ne ato mjedise ku funksionon demokracia e vertete parlamentare, ne spektrin politik vend paresor zejne vlerat qe do te thot ata subjekte politike qe kane programe, kuadra, vizion te zhvillimit per te ardhmen. E kunderta ndodh me mjediset ku nuk funksionon demokracia praktike e aq me pak ajo ne kuader te subjekteve politike pjesemarrese ne qeverisje. Sepse, keta vecohen me interesa personale apo te klaneve te ndryshme, qe eshte edhe qellimi kryesor i pjesemarrjes ne pushtet. Individet dhe subjektet e tilla nuk ka dileme se jane pengese e zhvillimeve ne te tashmen dhe ne te ardhmen. Varesisht prej vendit eshte deshmuar se sa me shume te zgjase periudha e tranzicionit pasojat per qytetaret do te jene me te medha. Sepse depertimi i antivlerave ne qeverisje paraqet virusin e pushtetit ku mediokrit dhe kuadrat e konsumuara bejne cmos per te ruajtur privilegjet e fituara si rezultat i manipulimit me elektoratin votues. Veprimet e tilla destruktive mund te kene sukses te mashtrojne qytetaret ne nje moment te caktuar, por jo edhe te ardhme sepse do te jene pikerisht qytetaret me dinjitet qe do te sfidojne antivlerat.

Nail Draga
Koha Javore

5