Genta dhe Nora, miqësia e fshehtë që do të finalizohet me një duet të nxehtë

December 11, 2010   | Lajmet / Vijesti

Deri më tani, Genta dhe Nora nuk janë shprehur askund se janë mikesha! Edhe pse shpesh kemi parë fotografi ku paraqiten duke vallëzuar së bashku, miqësia mes tyre mbetej mister. Por bashkëpunimi i tyre më i ri na i shuan dilemat. Nuk do të jetë këngë “alla Beyonce & Shakira”, por mund të thuhet se do të jetë një duet i nxehtë sa ç’janë dhe vetë këngëtaret.

Nuk njohin rivalistet mes tyre


I fejuari i Norës, Roberti, ka një kohë të gjatë që njihej me Milotin, ish të dashurin e Genta Ismajlit. Ndoshta dhe kjo gjë i ka shtyrë dy këngëtaret e njohura të vazhdojnë miqësinë mes tyre derisa miqësia e Robertit dhe Milotit vazhdon akoma dhe këto ditë edhe pas ndarjes së Milotit nga Genta, ndërsa të njëjtin ritëm të shoqërimit kanë dhe Genta me Norën, qoftë nëpër koncerte apo nëpër lokale të natës të cilat i frekuentojnë. Janë pothuajse ndër të vetmet, të cilat deri më tani nuk janë zënë për asgjë. Janë mikesha prej fillimit të karrierës, duke kënduar nëpër projekte televizive së bashku edhe me shumë këngëtarë të tjerë, por afërsia mes tyre dallohej më shumë, paçka se nuk janë shprehur publikisht. Iniciatorja e kësaj miqësie thuhet të ketë qenë Nora, e cila njihet për nga karakteri shumë i butë dhe mbreslënës, gjë që i ka bërë shumë përshtypje Gentës. Që të dyja nëpër intervista të ndryshme janë cituar të kenë thënë se me asnjë këngëtare të estradës nuk njohin rivalitet. Për të vërtetuar këtë gjë, vitin e kaluar që të dyja pozuan së bashku për kalendarin e Vitit të Ri, ndërsa kanë vallëzuar së bashku në dasmën e Bleros, si dhe në shumë evente ku kanë qenë të ftuara të dyjat.

Miqësia që do të “Përfundojë” në duet

Ndonëse sot është bërë traditë tek këngëtarët që sapo të bëhen pak miq, menjëherë të realizojnë një bashkëpunim, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Gentën e Norën deri më tani, pasi shoqërohen prej vitesh por nuk kanë realizuar ndonjë duet. Ne mësojmë se këngëtaret kanë bërë tashmë planet e duhura për të realizuar bashkëpunimin e nxehtë, janë dakorduar por akoma nuk kanë filluar të inçizojnë këngën pasi duan që projekti të jetë i përmasave të mëdha e jo vetëm një duet i thjeshtë.

Për vitin e ri, Genta në Kërçovë kurse Nora në Zvicër

Si shumë këngëtarë të tjerë, edhe Genta me Norën kanë caktuar datat e koncerteve. Siç bëhet e ditur nga reklamat e ndryshme, Genta natën e parë të Vitit të Ri do të këndojë në Kërçovë të Maqedonisë. “Në këtë fundvit do të jem më 31 dhjetor në Kërçovë, ndërsa jam duke përgatitur disa këngë të reja dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzikë, performacë, stil etj. Ndërsa Nora tashmë vazhdon turin e saj nëpër disa diskoteka shqiptare në Europë, për të udhëtuar më pas drejt Shteteve të Bashkuara për disa koncerte me Tingullin e 3nt dhe Ermal Fejzullaun, kurse për natën festive ajo do të jetë në Zvicër.

YouTube Preview Image
1