Noizy do të zhvendoset në Amerikë, bashkëpunon me Kristinë Elezaj

December 12, 2010   | Lajmet / Vijesti

Kohët e fundit, Noizy ka folur për një zhvendosje në Amerikë ku arsyeja kryesore do të jetë dhe përpjekja për të provuar veten në tregun muzikor amerikan.

E di se çfarë po mendoni… ja dhe një tjetër! Megjithatë, me pak fat dhe punë unë po them këtu diçka që nuk e kam thënë më parë… tatattataa, yep! Noizy ka mundësi të njohë sukses. Skena e hip-hopit është e ndryshme nga skena e gjinive të tjera muzikore në Amerikë, dhe këtu prej vitesh po vdesin për një rreper të bardhë që të pasojë suksesin e Eminemit, që do të thotë se i japin shanse të gjithë atyre që kanë talent dhe janë … të bardhë.
Fillimi duket se është i mbarë, pasi ne mësuam se Noizy është në bisedë e sipër për të bashkëpunuar me Kristinë Elezaj gjatë qëndrimit të tij në Amerikë. Kurioz jemi të shohim se çfarë do të na sjellin… Së bashku me Gentën, Real 1 dhe Dj Blunt, ai gjendet në Amerikë për tre koncerte, të cilat do të mbahen gjatë periudhës së Krishtlindjeve për komunitetin shqiptar atje.

Sh2

YouTube Preview Image