Rovena Stefa, një gjenerale me të mbathura

December 12, 2010   | Lajmet / Vijesti

Tiranë, 12 dhjetor – Duke u nisur nga vetë titulli i këngës “Gjenerali”, Rovena mendoi t’i përshtatej më së miri dhe një armë e fuqishme në performancë është veshja. E veshur si një gjenerale, por në versionin “hot”, ku në sy binte në sy badi “gold” me dantellë, si edhe pjesa e vellos nga pas. Flokët e kapura bisht dhe një grimim që zakonisht Rovena e mban të pandryshuar. Në sy më shumë binte e kuqja dhe gjatë performancës Rovena nuk ndihej aspak në siklet që pjesën më të madhe të trupit e kishte të zbuluar. Kjo është vënë re edhe nga të pranishmit që ndiqnin nga afër këtë festival. Me apo pa veshje të përshtatshme, e rëndësishme për Rovenën ishte fakti që kënga u prit mirë nga publiku i “Nota Fest 2010”, transmeton Ballkanweb.

YouTube Preview Image