Valdanosi dhe politikanët e Ulqinit: Papërgjegjshmëri jo e rastit

December 15, 2010   | Opinione

Edhe pse Kuvendi i Komunës së Ulqinit e ka miratuar unanimisht vendimin për kthimin e pronës së Valdanosit, pa asnjë votë kundër, tash ndodh heshtja. Sikur të gjithë politikanët janë bërë shurdha dhe memeca, përveç OJQ-ve, intelektualëve të qytetit dhe Shoqatës së Ullishtarëve. Sikur e drejta për pronë nuk u intereson politikanëve tanë.
Ajo nga cka populli i Ulqinit eshte frikesuar, ka ndodhur. Keshilli per Privatizim shpalli qe Valdanosi do te jepet me qira per 30 vjet, me mundesine e vazhdimit te afatit te kontrates. Ky lajm ka shkaktuar nje neveri dhe habi tek ulqinaket. Ata nuk mund ta besojne qe ne prag te integrimit ne BE behet nje akt i tille, qe bie ne kundershtim me te gjitha normat dhe vlerat evropiane, qe kane te bejne me ruajtjen dhe kultivimin e prones private si dhe me kthimin e saj pronareve te ligjshem. Te drejten mbi pronen, me vendimet e veta e kane vertetuar edhe nivelet me te larta te gjyqesorit ne Mal te Zi. Por, e gjitha eshte e kote. Shkelet cdo norme civilizuese dhe europiane dhe behet tjetersimi i prones se huaj. Edhe pse prona u eshte kthyer dhe eshte zbatuar ligji per shumicen e qytetareve te Malit te Zi, kjo per ulqinaket dhe per pronen e tyre mijeravjecare ne Valdanos nuk vlen. Dhe e gjitha nuk mbaron ketu, pasi qe udheheqesve dhe politikaneve tane ne Ulqin u intereson vetem kombinatorika e rezultatit te zgjedhjeve, si t’i ndajne postet ne qeverine e ardhshme te qytetit si dhe kush dhe si do te formoje shumicen ne parlamentin e ardhshem te qytetit. Asnje fjale, asnje deklarate e partive politike ne Ulqin (ju kerkoj falje atyre partive qe jane deklaruar, por me siguri ka qene deklarate e zbehte, pasi qe nuk eshte ndjere ne opinion). Edhe pse Kuvendi i Komunes se Ulqinit e ka miratuar vendimin per kthimin e prones se Valdanosit unanimisht, pa asnje vote kunder, tash ndodh heshtja. Sikur te gjithe politikanet jane bere shurdha dhe memeca, pervec OJQ-ve, intelektualeve te qytetit dhe Shoqates se Ullishtareve. Sikur e drejta per prone nuk u intereson politikaneve tane. Me rendesi jane postet dhe a do te behet koalicioni me ate apo me kete force politike. Fjalet dhe premtimet e partive tona qe do te degjojne rrahjet e damareve te votuesve tane dhe do te punojne per te miren dhe zhvillimin e Ulqinit, sikur i ka marre era. E Valdanosin, ate gji magjepses e ka krijuar Zoti, por njerezit i kane mbjellur ato trungje mijeravjecare dhe i kane kultivuar gjysherit tane. Dhe njerezit duhen te perpiqen qe ajo pasuri stergjyshore te mos tjetersohet dhe t’u kthehet pronareve te ligjshem. Por politikanet tane sikur i ka verbuar lakmia politike dhe postet, e sigurisht si duket edhe perfitimet nga to. E qytetaret presin. Presin reagimin e perfaqesuesve te tyre te ligjshem dhe me te drejte e presin kete. Por politikanet tane jane te zene me probleme te tjera. Eshte me rendesi jetike a do te vije “filani” ne postin e caktuar dhe sa poste do te marre , partia “filan”, kurse per hallet dhe problemet e qytetareve do te merren me vone, ku ta dime se kur. Nese u kthehemi privatizimeve qe jane bere ne Ulqin, atehere mund te themi qe nuk jane bere privatizime te qelluara. Sikur do te kishte pasur nje zhvillim te qendrueshem dhe gradual privatizimi edhe nuk do te kishte qene aq tragjik, por dihet qe ne Ulqin pas ketyre privatizimeve objektet ekonomike ose jane rrafshuar me toke ose mbahen te mbyllura me dry, kurse te punesuarit jane perjashtuar nga puna ose nese kane pasur fat punojne pune joadekuate dhe jokompatibile me arsimimin e tyre. Andaj edhe kjo dhenie me qera e Valdanosit qe eshte bere tash zgjon dyshime per vete qellimin. Dihet qe ulliri eshte peme e shenjte e cila mbrohet me ligj, prandaj nuk duhet te na bindin investitoret eventuale per mbrojtjen e ullinjve nga demtimi, pasi qe kemi nje pervoje te hidhur sa i perket kesaj ceshtjeje. Por, njeriu (politikani) e di mire kombinatoriken politike dhe me te edhe merret tash per tash, kurse Valdanosi, nuk eshte ne doren e tij dhe per kete, sipas tij, nuk ka ndihme. Mirepo, politikanet tane sikur harrojne qe zgjedhesit ua kane dhene votat atyre dhe njekohesisht ua kane dhene edhe te drejten qe t’i perfaqesojne denjesisht e jo te hasin ne mjegullnaje dhe ne situate shurdhmemece. Andaj politikanet tane duhen te merren me probleme jetesore qe e mundojne popullin dhe te deklarohen si pushteti lokal, ashtu edhe te gjithe keshilltaret e Kuvendit te Ulqinit per kete veprim te papelqyer te Keshillit per Privatizim. Te gjitha partite politike duhet medoemos te deklarohen dhe ta dije populli se cili eshte qendrimi i tyre mbi kete ceshtje aq jetike dhe te rendesishme per banoret e Ulqinit. Ky eshte nenvleresim dhe shkelje e dinjitetit te votuesit dhe qytetarit. Politikanet tane nese nuk munden se paku te shprehin vullnetin e mire ndaj Ulqinit dhe ndaj Valdanosit, atehere duhet t’u kerkojne falje votuesve dhe Ulqinit per mosperfillje te interesave dhe deshirave te tyre. Ky eshte minimumi cfare mund te bejne per hir te sinqeritetit dhe moralit politik.

Enver Mollabeqiri – Eno
Koha Javore