Festivali i VI i këngës për fëmijë filloj mbrëmë në Ulqin

December 17, 2010   | Kulturë / Kultura

17.12.2010

Nga Hatixhe Nelaj

Mbrëmë në Ulqin, në organizimin e Qendrës së kulturës nën patronatin e  Komunës së Ulqinit,  filloi  edicion i  gjashtë i  Festivalit të këngës për   fëmijë “Ulqini 2010”. Është kjo një ngarje më e rëndësishme kulturore që në Ulqin organizohet  në këtë fundvit .Si edhe herëve tjera edhe kësaj radhe marrin pjesë fëmijët këngëtarë nga Mali i Zi,Kosova,dhe Shqipëria. Festivalin e shpalli të hapur kryetari i Komunës, Gëzim Hajdinaga, i cili artistëve të rinj  uroi që të realizojnë interpretimet më të bukura,ndërsa atyre nga jashtë një shoqërim dhe qëndrim  të bukur në Ulqin.

Mbrëma para një auditorijumi të përzgjedhur u prezantuan 12 këngë konkuruesendërsa po aq do të garojnë edhe sonte.

Sonte do të shpallet e kënga fituese e këtij festivali ndërkohë që do të ndahen edhe çmime të shumta nga juria profesionale në krye me komozitoren e mirënjohur nga Tirana Tira,Ermira Dizdari.Për të parën herë sivjet do të ndahet “çmimi i fëmijëve” dhe ai i zakonshëm “Fiqri Hasanaga”


YouTube Preview Image