Leonora Jakupi vjen me një baladë për këtë fundvit

December 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Ky fundvit është i mbushur me shumë angazhime për të gjithë këngëtarët e estradës. E veçanërisht për disa, angazhimet profesionale nuk kanë të ndalur. E tillë është agjenda aktuale e këngëtares Leonora Jakupi.

Përveç angazhimit të saj nëpër programe festive të televizioneve tona, Leonora është kujdesur që për fansat e saj të sjellë edhe një këngë të re. Si dhuratë për këtë fundvit ajo ka sjellë një baladë, të cilës e ka në plan t’ia realizojë edhe klipin.

Një baladë për këtë fundvit

“Në kuadër të disa këngëve të reja, këtë vit kam edhe një baladë të cilës e kam ndërmend që sa më shpejt t’ia realizojë edhe klipin. Është një baladë e cila është bërë në studion e Ilir Tolajt, është kompozim i Ilirit e gjithashtu edhe teksti është i tij. Për titullin s’kemi vendosur ende”, tregon Leonora, ndërsa bën me dije edhe për angazhimet aktuale që po konkretizojnë përditshmërinë e saj.
“Në ndërkohë jam e angazhuar edhe në programet e Vitit të Ri, xhirimet e festave dhe fotografi të ndryshme e angazhime nëpër turne e koncerte të ndryshme”.
E ndërsa krijimin e fundit për këtë fundvit ajo zgjodhi që ta realizojë si baladë, këngëtarja bën me dije se ndjehet mirë te secili zhanër muzikor që ajo interpreton. “Kryesisht te baladat, këngët emotive, ndjehem më mirë. Mirëpo i dua edhe këngët me ritëm. Kështu që të gjitha këngët që i interpretoj, ndjej të njëjtin emocion”.

Dukja, surprizë për fansat


Është e angazhuar mjaft shumë edhe nëpër programe të ndryshme e xhirimet për Vitin e Ri, ndërsa një mori fotosh do të jenë si desert i këtij viti për fansat e saj. “Këto ditë jemi të angazhuar nëpër programet festive. Gjithashtu aktualisht jam duke i bërë disa foto të reja. Do të jetë një koleksion fotosh që do publikohen me kohë”. E sa i përket dukjes për këtë fundvit, ajo na e la surprizë që ta shohim.

YouTube Preview Image

Infopress

1