Mali i Zi fiton statusin e kandidatit në BE

December 17, 2010   | Rajoni / Region

Udhëheqësit evropianë ranë dakord të premten t’i japin zyrtarisht Malit të Zi statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë takimin, udhëheqësit mbështetën rekomandimin e bërë muajin e kaluar nga Komisioni Evropian për Malin e Zi, por nuk caktuan një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

“Zyrtarët evropianë pohuan se Mali i Zi ka bërë përparim të mjaftueshëm për statusin e kandidatit por ata sinjalizojnë se vendi ka nevojë t’i përshpejtojë reformat që të mund të fillojnë bisedimet e anëtarësimit”, njofton VOA.

Mali i Zi, me një popullsi prej 630,000 banorësh, e fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006 dhe bëhet kandidati i pestë zyrtar për anëtarësim në BE, pas Kroacisë, Islandës, Maqedonisë dhe Turqisë.

Nga këta pesë vende, vetëm Kroacia dhe Turqia janë në bisedime për anëtarësim, ndërsa Maqedonia është penguar nga Greqia për të filluar bisedimet.

Telegrafi
RTV ATLAS
http://tvstream.rtvatlas.tv/Common/Documents/Article/videos/F_17_12_MILICA_M_SIMULACIJA.flv

1