Njëzet vite pluralizëm në Mal të Zi(1990-2010) nga Nail Draga

December 17, 2010   | Opinione

Aplikimi i pluralizmit politik 20 vjet më parë në Mal të Zi, mundësoi organizimin politik edhe tek ne shqiptarët në ketë mjedis, ku me themelimin e disa subjekteve politike, u ëshmua në praktikë se edhe të ne shqiptarët janë te pranishëm liderizmi, atavizmi politik, stereotipet dhe paragjykimet që paraqesin pengesë për harmonizimin e pikëpamjeve kur është fjala për çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në ketë mjedis.

Periudha 20-vjecare e pluralizmit politik ne Mal te Zi eshte e mjaftueshme per analiza sociopolitike, sepse gjate kesaj kohe ne kete mjedis kane ndodhur ngjarje me peshe te vecante, ku kontribut kane dhene edhe shqiptaret permes subjekteve te tyre nacionale.

Pjesemarrja e shqiptareve ne spektrin e pergjithshem politik permes subjekteve te tyre nacionale ne nivelin lokal apo shteteror deshmon angazhimin e tyre ne proceset demokratike e ne menyre te vecante ne avancimin e pozites dhe statusit te shqiptareve ne kete mjedis. Eshte ceshtje tjeter se sa jane arritur objektivat e planifikuara, sepse ka munguar vullneti i pushtetit per aplikimin e egjislacionit pozitiv vendor e po ashtu edhe te standardeve evropiane kur jane ne pyetje pakicat nacionale apo popujt pakice, por po ashtu duhet thene se ka munguar edhe bashkepunimi dhe harmonizimi i qendrimeve ne mes subjekteve nacionale te shqiptareve.

Sindromi i liderizmit

Nje mosbashkepunim i tille eshte si rezultat i sindromit te liderizmit dhe atavizmit politik te trukturave udheheqese te subjekteve politike. Dhe eshte pikerisht ky virus qe ka ndikuar ne themelimin e nje numri te konsiderueshem te subjekteve te ndryshme politike. Ne vend qe te arrihen kompromise, duke ruajtur homogjenitetin jane bere veprime te nxituara subjektive, qe ishin ne favor te personave e jo te shqiptareve si komunitet. Dhe nga nje qasje e tille u arrit te udheheqja autoritare e subjektevepolitike qe ishte fatale sepse u be inagurimi i monizmit edhe te popullata shqiptare.

Nje veprim i tille antidemokratik deshmoj ne praktike se as subjektet nacionale te shqiptareve nuk jane imune nga stereotipet dhe paragjykimet nga koha e kaluar. Madje nese analizojme spektrin politik te ne shqiptaret per kete periudhe kohore verehen qasje anakronike qe nuk kane te bejne fare me parimet demokratike por ne rend te pare eshte interesi i individeve apo i klaneve te ndryshme. Periudha e pluralizmit ofron nje game te gjere argumentash ne kete drejtim ku komuna e Ulqinit paraqet ekzemplar te vecante per hulumtime sociopolitike. Nje konstatim i tille deshmohet me dekompozimin e skenes politike ne kete komune, ku subjekti dominues(LDMZ) me 22 keshilltare ne zgjedhjet e para pluraliste( 9.12.1990) pas njezet viteve mbeten jashte parlamentit lokal, pra pa asnje mandat te keshilltarit. Pavaresisht rrethanave te kohes, askush nuk mund te amnistoje pergjegjesine e individeve qe kane kane qene pjese e stafit drejtues.

Stereotipet dhe guximi qytetar

Ndonse jemi tash njezet vite jemi ne pluralizem, jemi deshmitare se disa indvide te cilet jane te angazhuar ne politike e kane problem t’iu largohen stereotipeve dhe paragjykimeve nga koha e kaluar. Dhe te tillet te cilet nuk kane lexuar asnje liber nga literatura perkatese e shoqerive pluraliste paraqesin pengese paresore per ndryshime demokratike fillimisht ne subjektet politike ku marrin pjese e me te edhe ne jeten politike ne mjedisin perkates. Te tillet po ashtu iu frigohen ndryshimeve, kuadrave te deshmuara profesionale e sidomos hapjes se subjektit ndaj shoqerise civile.

Kjo kategori e individeve te cilet kane deshire te quhen me termin politikan, per te mbetur ne skene iu konvenon statuskuoja sepse vetem ne kete menyre mund te perfitojne qofte ne aspektin funksional e sidomos ate material. Nuk ka dileme se kjo kategori eshte e demshme si per subjektin por edhe mjedisin perkates.

Nga aspekti i trajtimit te ceshtjeve preokupuese shoqerore individe te ndryshem qe jane jashte politikes e qe kryesisht i takojne shoqerise civile apo ndonje subjekti tjeter jane te privilegjuar nese kane guximin qytetar. Dhe ne saje te nje guximi te tille qytetar ata kane mundesi qe dukurite ti quajne me emrin e tyre te vertete, pavaresisht se mund te krijohen situata jo te kenaqshme. Nje veprim i tille deshmon se kemi te bejme me individe me qasje jokonformiste. Nuk ka dileme se kjo forme e trajtimit te ceshtjeve avancon mendimin kritik i cili paraqet vlere per nje shoqeri dhe mjedis demokratik.

Mungesa e demokracisë së brendshme

Nuk ka dileme se vetem aty ku kultivohet endimi ndryshe, ku ekzitojne diversitete te pikepamjeve del se kemi te bejme me demokraci te brendshme. Dhe eshte pikerisht sintagma demokraci e brendshme ajo e cila iu ka munguar subjekteve te ndryshme politike te shqiptaret jo vetem ne Mal te Zi por edhe me gjere. Madje mungesa e nje koncepti te tille politik, ka mundesuar ne krijimin e klaneve apo grupeve te ndryshme duke rezultuar me pas me percarjet apo krijimin e frakcioneve te ndryshme ne kuadrin e subjekteve ekzistuese politike. Ndersa me kalimin e kohes keto animozitete jane forcuar edhe me shume qe ka rezultuar ne ndarje ku si rezultat final kemi formimin e subjekteve te reja politike.

Ne situata te tilla edhe pse personat perkates fitonin epitete te ndryshme, ata pa vetdije ishin “shpetimtar” per lidershipin aktual, sepse me distancimin e tyre dhe themelimin e subjektit te ri politik ata nuk paraqitnin me rrezik per ish subjektin politik. Me nje veprim te tille ish udheheqesi i tyre clirohej nga ata qe kishin pikepamje te ndryshme dhe kishin guxim ta kritikonin. Dhe per nje kohe relative ai do te kete rreth vehtes te degjueshmit dhe servilet qe nuk e rrezikonin ne asnje aspekt. Pavaresisht se nje veprim i tille ishte humbje per subjektin politik nje dukuri e tille nuk ishte aspak shqetesuese per lidershipin aktual, sepse me rendesi ishte qe ai te mbese ne poziten udheheqese.

Zbehje e vlerave dhe e parimeve

Nese nga aspekti politik lidershipi i ish subjektit shenonte edhe nje fitore qofte ajo dhe si e Pirros, nga ana tjeter skena politike pasurohej edhe me nje subjekt(apo subjekte) tjeter, qe ishte identifikim i disa individeve si lider te rinj. Nese per keto indvid ishte satisfaksion shkeputja nga ish subjekti politik duke ia ngarkuar te gjitha mekatet ish udheheqesit, nga ana tjeter pasojat ishin evidente sepse elektorati votues copezohej vazhdimisht. Themelimi i nje numri te madh te subjekteve politike ne viset shqiptare ne Mal te Zi, deshmon qarte nje konstatim te tille. Nje dukuri e tille tek ne shqiptaret ne Mal te Zi mori permasa shqetesuese sepse pas subjektit te pare nacional(LDMZ-1990) u themeluan edhe pese subjekte te tjera politike dhe disa levizje qytetare te cilat kane marre pjese ne zgjedhjet lokale dhe ato shteterore. Duke pasur parasysh numrin e vogel te popullsise shqiptare ne kete mjedis e me kete edhe te elektoratit votues ekzistimi i shume subjekteve politike eshte dukuri e demshme, sepse dobeson trupin tone zgjedhor. Nuk ka dileme se e ardhmja nuk eshte per subjektet e vogla politike por e vetmja zgjidhje eshte bashkimi i tyre me subjektet e medha nacionale te shqiptareve.

Periudha 20-vjecare e pluralizmit na jep per te kuptuar se jane zbehur vlerat dhe qasja parimore, sepse ka ardhe ne shprehje interesi i individeve apo klaneve te ndryshme. Ne kete aspekt eshte duke u theksuar me te madhe joprofesionalizmi, lokalizmi, nepotizmi e duke perfunduar me korrupcionin politik, ku komuna e Ulqinit eshte deshmi transparente e nje konstatimi te tille.

Koha për të reflektuar

Si perfundim del se kjo periudhe kohore ka qene e mjaftueshme per te gjithe ata qe kane sens dhe guxim per te thene te verteten per te gjitha akrobacionet dhe metamorfozen politike qofte nga ana e individeve, grupeve apo subjekteve perkatese. Nese ne vitet e para te pluralizmit eprimet e tilla jane arsyetuar nga mungesa e pervojes apo e mos njohjes se kuadrave perfaqesuese me kalimin e kohes cdo gje filloj te qartesohej.

Duke iu falenderuar pluralizmit pas njezet viteve cdo gje eshte eshte bere transparente, sepse kane dalur ne shesh te gjitha dukurite dhe veprimet qofte individuale apo edhe te subjekteve te ndryshme politike. Dhe, duke qene me me pervoje tash jemi me te favorizuar sepse tash dihet se kush eshte kush dhe sa vlera ka.

Andaj duke pasur parasysh kete konstatim eshte koha per te reflektuar duke iu mundesuar vendin vlerave ashtu sic veprohet ne vendet me tradite demokratike, sepse antivlerat jane pengese per zhvillimin e cdo mjedisi tash dhe ne te ardhmen.

Koha Javore