U nënshkrua marrëveshja për bashkëqeverisje në komunën e Ulqinit – Video

December 17, 2010   | Politika

17.12.2010

Nga Hatixhe Nelaj

Liderët e tri partive partner të koalicionit qeverisës në Ulqin,Ferhat Dinosha,në emër të Unionit Demokratik të Shqiptarëve,Ali Rexha kryetar i Partisë së Prosperitetit Demokratik,dhe Luigj Shkreli nga Partia Demokratike e Socialistëve ,nënshkruan marrëveshjen e koalicionit,i cili do të udhëheqë me komunën e Ulqinit në katër vitet e ardhshme.

Pasi që kryetari i Unionit Demokratik Ferhat Dinosha dha një përshkrim të hollësishëm rreth krijimit të kësaj bashkëqeverisjeje,Luigj Shkreli para gazetarëve u shpreh se kemi të bëjmë me një koalicion të sukseshmëm dhe të qëndrueshëm,aqë më shumë se në koalicion kemi edhe partnerët e vjetër UDSH,dhe PPD.Të njëjtin mendim ndanë edhe kryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik Ali Rexha.


YouTube Preview Image

2