Kryetar i Parlamentit në katër vitet e ardhshme Luigj Shkrela – Video

December 18, 2010   | Politika

17.12.2010

Nga Hatixhe Nelaj

Sot ,në Ulqin me shumicë  të votave të koalicionit qeverisës ,Luigj Shkreli nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve  u zgjodh kryetar i Parlamentit vendor të Ulqinit.

Nga 33 këshilltarë sa ka parlamenti vendor, pro votuan 17,ndërsa 5 këshilltarë ishin të përmbajtur,ndërkaq  11 këshilltarët e Forcës e braktisën sencën.Lideri i kësaj parti Nazif Cungu  para këtij akti tha se e përkrahin zgjedhjen e kryetarit të ri,por kërkoi dorëheqjen e këshilltarëve, që sipas tij kanë konflikt interesi.

Në këtë reagojnë këshilltarët nga radhët e mazhorancës duke u arsyetuar se ,së pari duhet të zgjidhen autoritetet ,e pastaj të jepen dorëheqjet.Të pa knaqur me përgjigje këshilltarët e Forcës u larguan nga seanca e Kuvendit.

Pasi që dha betimin para këshilltarëve,kryetari i ri Luigj Shkreli  premtoi se do të bashkëpunojë edhe me opozitën në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ulqinit.


YouTube Preview Image

1