Klubi i Karatesë Albulena me suksese të njëpasnjëshme

December 19, 2010   | Sporti / Sport

Klubi i Karatesë “Albulena” zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në Kupën “Çlirimi i Podgoricës”
Dy medalje të arta, në kata dhe lufta, fitoi Katarina Kujunxhiq, ndërsa nga një medalje të artë Besnik Adoviq, Ardit Astafa, Lejla Lihari, Anes Pejçinoviq dhe Xheneta Vuçiq.

Klubi i Karatese “Albulena” zuri vendin e trete ne renditjen e pergjithshme ne Kupen e 13-te “Clirimi i Podgorices”, qe u mbajt te dielen. Garuesit e ketij klubi fituan shtate medalje te arta, tri medalje te argjendta dhe nente medalje te bronzta. Dy medalje te arta, ne kata dhe lufta, fitoi Katarina Kujunxhiq, ndersa nga nje medalje te arte Besnik Adoviq, Ardit Astafa, Lejla Lihari, Anes Pejcinoviq dhe Xheneta Vuciq. Medalje te argjendta fituan Gojko Popoviq, Millosh Dragojeviq dhe Nikolla Hot, kurse medalje te bronzta Nikolla Stojilkoviq, Anel Elezoviq, Maksut Peku, Albulena Ujkashi, Amra Pejcinoviq, Hana Subrahimoviq, Alen Divanoviq, Lejla Lihari dhe Nermin Malokraja.

Dervishi, seniori më i mirë i Turneut

Kik boksieri i Klubit “Albulena”, Emir Dervishi, fitoi medalje te arte dhe u shpall kampion ne kategorine -75kg ne Turneun nderkombetar “Plevla Open”, te mbajtur kohe me pare, ku pervec kik boksiereve nga Mali i Zi moren pjese edhe kik boksiere nga Shqiperia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. Ai u shpall seniori me i mire i Turneut per c’gje u shperblye me kupe. Sukses te madh arriti edhe garuesi tjeter i ketij klubi, Ismail Ismajli, i cili fitoi po ashtu medalje te arte ne kategorine -67kg per juniore. Medalje te argjendta ne kete turne nga Klubi “Albulena” fituan Bido Duroviq dhe Erjon Zhugjeli, i cili sipas trajnerit Agron Ujkashi “ishte me i mire se kundershtari i tij nga Plevla, por referet ia dhane padrejtesisht fitoren garuesit vendas”. Suksesi i kik boksiereve te Klubit “Albulena” ne Turneun “Plevla Open” pasoi ate te arritur vetem disa dite me pare ne turneun ne Sarajeve, ku tre kik boksieret e “Albulenes”, Ismail Ismajli, Allmir Kollari dhe Bido Duroviq, fituan medalje te argjendta. Ne kete gare spikati sidomos Ismajli i cili ne mecet eliminatore fitoi me nderprerje ne raundin e dyte pas tri goditjeve te forta low kick.

Besnik Adoviq, kampion i Malit të Zi për juniorë

Garuesit e KK “Albulena” arriten rezultat te lakmueshem edhe ne Kampionatin e Malit te Zi per kadete dhe juniore, qe u mbajt para disa kohe. Keshtu kampion i Malit te Zi per juniore, ne kategorine e rende, u shpall Besnik Adoviq, ndersa nenkampione te Malit te Zi, Nikolla Hot, Ardit Astafa dhe Xheneta Vuciq. Medalje te bronzta ne kete kampionat fituan Azra Lihari, Sretena Gjuriq dhe Xheneta Vuciq.

i.k.
Koha Javore