Genta Ismajli, me këngë të huazuar nga serbët?

January 2, 2011   | Lajmet / Vijesti

Hit këngëtarja Genta Ismajli sapo ka lançuar një këngë të re me titull “Pse ike” të cilën e ka promovuar nëpër xhirimet televizive në televizionet kosovare dhe nëpër videoprojekte te ndryshme.

Kënga e Gentës është pëlqyer shumë, por shumica nuk e dinë versionin origjinal derisa ne jemi vënë në hulumtim dhe kemi zbuluar versionin e publikuar tre vite më parë. Ka pak ditë që kjo këngë është hedhur në youtube dhe menjëherë janë hedhur dyshimet që kjo këngë është plagjiat nga një këngë serbe, shkruajne ”Vipat”.

Duket se as Genta nuk i ka shpëtuar huazimit , pasi kenga e saj ka shume ngjashmei me një hit të vjetër serb që e ka kënduar grupi i njohur “Djogani” ndërsa është publikuar në Serbi në vitin 2008, kurse kënga titullohej “Znam ja” që në shqip do të thotë “E di unë”.

YouTube Preview Image