Kryetarët e Art Club-it për Art Club-in

January 3, 2011   | Opinione

Per veprimtarine e SHAI “Art Club”, gjate nates se dyte te shenimit te 20-vjetorit, folen kryetaret e kesaj shoqate. Kryetari i pare, shkrimtari dhe publicisti Ibrahim Berjashi, tha se pas nje kohe shume te shkurter nga themelimi “Art Club”-i arriti te depertoje ne saje te punes se tij serioze ne Shkoder, Prishtine dhe Tirane. Ai tha se gjate punes kane pasur probleme shume te medha me mjete financiare, me rrethana politike dhe nuk kane pasur asnje perkrahje, as morale e as financiare. “Nder hapat e pare qe kemi bere dhe kemi pervetesuar publikun e Ulqinit dhe me gjere ka qene mbremja kushtuar Hafiz Ali Riza Ulqinakut. Ka qene per here te pare nje guxim intelektual per te nxjerre ne drite personalitetin me te shquar te Rilindjes Kombetare Shqiptare ne Ulqin”, theksoi ai. Dr. Nail Draga, ish kryetar i “Art Club”- it, tha se puna njezetvjecare ka ofruar veprimtari dhe aktivitete te medha. Nder to, ai vecoi vendosjen e bustit te Jenuz Divanit ne oborrin e Shkolles se Vjeter ne Katerkolle. “Po te mos ishte “Art Club”-i nuk do te kishim rreth 200 manifestime te ndryshme shkencore, kulturore dhe artistike, pra edhe nje game te gjere te botimeve”, tha ai. Per te, dy botime te “Art Club”-it jane te vecanta: monografia per shqiptaret ne Mal te Zi, me titull “Ne nje cep te Ilirise”, ku jane te prezantuar 23 autore, dhe monografia “Cafo Beg Ulqini” nga Fahri Bucinca. Ish kryetari tjeter i SHAI “Art Club”, piktori Qazim Muja, tha se gjate periudhes se tij si kryetar eshte vazhduar kontinuiteti i punes, por ajo qe do te vecoja si risi eshte futja e nje veprimtarie tjeter, te asaj te arteve pamore. “Gjate kesaj kohe ne kemi promovuar emrat me te shquar te arteve pamore te shqiptareve ne Malin e Zi, por edhe nga hapesirat e tjera mbareshqiptare, te cilet sot pak a shume bejne vulen ne artet pamore shqiptare ne pergjithesi”, tha ai. Kryetari aktual i “Art Club”-it, mr. Haxhi Shabani, mendon qe kjo shoqate dhe shoqatat e tjera kulturore ne nivelin e shqiptareve ne Malin e Zi duhet te bejne perpjekje per ruajtjen e identitetit te shqiptareve sepse krahas institucioneve publike shteterore, mund te arrihet qe shqiptaret ne Malin e Zi jo vetem ta ruajne kete identitet, por edhe te integrohen sepse nuk mund te jetojne ne guacke. “Sa i perket veprimtarise se “Art Club”- it, ne te kaluaren kemi arritur te permbyllim nje cikel. Mendoj se “Art Club”-i do te kete te ardhmen e tij sepse keshtu mendoj se do ta kene te ardhmen e tyre edhe shqiptaret ne Malin e Zi”, tha ai.

Koha Javore
YouTube Preview Image