Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve Art Club – shënoi 20-vjetorin e saj

January 3, 2011   | Kulturë / Kultura

Njëzet vjet kulturë
Shoqata e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club” nga Ulqini shenoi njezetvjetorin e themelimit te saj me nje veprimtari kulturore, qe u zhvillua te henen dhe te marten ne Biblioteken e Qytetit ne Ulqin, ne kuader te manifestimit “Kultura e shqiptareve ne Malin e Zi”. Naten e pare te kesaj veprimtarie u peruruan librat e mr. Haxhi Shabanit “Jam ai qe nuk jam”, mr. Anton Gojcajt “Ndermjet kapakeve” dhe dr. Nail Drages “Kultura dhe shoqeria civile”, qe jane botuar nga kjo shoqate. Ne mungese te kritikut Ndue Ukaj, u lexua nje pjese nga recensioni kushtuar librit te Haxhi Shabanit, marre nga libri, si dhe pjese nga vleresimi i poetit Xhevahir Spahiu. “Lirika e Haxhi Shabanit eshte tipologjikisht lirike e pershkuar fuqishem nga motivet e dashurise, mirepo, ato tejkalojne dimensionet e prekshme te retorikes monotone dhe keshtu behen shenjues te perjetesive universale. Sikur nje kopsht bregdetar, me fruta te gjithfarshme, eshte poezia e Shabanit, e pasur, me figura te bukura poetike, me ndjesi subtile, te pershkuara nga emocione te fuqishme. Autori di te luaj me fjalet, t’i shoshit dhe te krijoje tablo poetike te kendshme, sikur ne vargjet me dendesi poetike”, thuhet ne recensionin e Ukajt. Autori i librit, Haxhi Shabani, lexoi me kete rast esene e titulluar “Meditim per Pse-te e medha njerezore – Pse shkruaj?”. Per librin “Ndermjet kapakeve” te Anton Gojcajt foli studiuesi Gjovalin Cuni, drejtor i Bibliotekes “Marin Barleti” ne Shkoder. Ai tha se “rrefimet e Gojcajt nuk jane rrefime eksploratoresh, nuk jane rrefime per bemat dhe prapesite e aventuriereve; ata jane rremime ne shpirtin e shqiptarit, jane shperthime akumuluese, shkarkim energjish, jane “ritmet e nje universi befje, te nje kohe qe ka kaluar, por eshte perseri prezente.” Cuni tha se shkrimtari Gojcaj eshte prurje ne letersine shqiptare te Malit te Zi dhe pjese e atij grupi letraresh te rinj, tanime elite e letrave shqipe. “Gojcaj eshte nje rrefimtar dhe si i tille ai qendron krah tregimtareve te tjere qe di te rrefeje ne nje stil te vetin origjinal”, tha ai. Pasi qe falenderoi pjesemarresit, autori i librit, Anton Gojcaj, duke iu referuar recensionit te Cunit dhe vleresimeve te tij pozitive, tha se “as une nuk e paskam kuptuar veten krejtesisht”. Ai tha se shpreson qe ne te ardhmen do te kete edhe libra te tjere dhe lexoi nje fragment nga permbledhja “Ndermjet kapakeve”. Perkthyesi dhe kritiku Qazim Muja foli per librin e dr. Nail Drages “Kultura dhe shoqeria civile”. Ai tha se ne liber “autori vecon ndikimin e shoqerise civile ne politikat kulturore, por edhe ne politika te tjera publike”. Muja tha se Draga shqetesohet per mungesen e kujdesit ndaj trashegimise kulturore te shqiptareve dhe komunikimin e munguar kulturor ndershqiptar, ne vecanti te atij institucional. “Libri “Kultura dhe shoqeria civile”, me ne fund, duhet kuptuar si apel per ndryshime te njemendta duke filluar nga politika kulturore, gjuhesore, arsimore e deri tek politikat e te drejtave te njeriut, sidomos te shqiptareve ne Mal te Zi si kategori teresisht e vecante kulturore e gjuhesore”, theksoi ai. Ne fjalen e tij, autori i librit, dr. Nail Draga, tha se “ky liber eshte vazhdimesi e librit tim te mehershem “Meditime per identitetin” dhe mendoj se ne kete aspekt eshte permbyllur nje ceshtje e identitetit te shqiptareve ne Mal te Zi”. Botimi jubilar dhe filmi dokumentar kushtuar “Art Club”-it Naten e dyte te veprimtarise u be perurimi i botimit jubilar “20 vjet kulture” si dhe u shfaq filmi dokumentar “Rikthim ne identitet” kushtuar veprimtarise se “Art Club”-it. Botimi jubilar perben nje historik te si themelimi, veprimtarite e para, veprimtarite botuese, perfshire librat dhe revistat, pastaj veprimtarite tradiconale si “Kalimera poetike”, perurimet e librave dhe autoreve, sesionet shkencore, fituesit e cmimeve te “Art Club”-it, veprimtari te tjera tradiconale dhe veprimtari ne artet pamore, tryeza te rrumbullaketa, skena alternative e “Art Club”-it, pervjetoret, bashkepunimi, donatoret e “Art Club”-it, mediet per veprimtarite e “Art Club”-it. Nderkaq filmi dokumentar, i realizuar nga autori Haxhi Shabani, prodhim i Televizionit te Malit te Zi, eshte nje sinteze apo permbledhje e veprimtarise se “Art Club”-it. Ne te nder te tjera, themeluesit dhe anetaret e “Art Club”-it si dhe krijues te tjere shqiptare ne Mal te Zi shprehin mendimet e veta per veprimtarine njezetvjecare te kesaj shoqate. Shoqata e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club” eshte themeluar ne vitin 1990 nga nje grup i dalluar i krijuesve dhe i intelektualeve te Ulqinit. Deri tani “Art Club”-i ka arritur te organizoje shume manifestime kulturore qe nga simpoziumet shkencore, prezentimi i personaliteteve te ndryshme nga fushat e permendura kulturore, pastaj ka realizuar perurime librash, takime letrare, ekspozita te arteve figurative, ka dhene shfaqje teatrale etj. Kjo shoqate ka botuar rreth 60 libra, shumica e autoreve shqiptare nga Mali i Zi. Nder veprimtarite e perhershme vlen te permenden manifestimi letrar nderkombetar “Kalimera poetike”, pastaj “Kultura e shqiptareve ne Malin e Zi”. “Art Club”-i eshte po ashtu bashkethemelues i Panairit te Librit ne Ulqin.

I. Kallaba
Koha Javore


YouTube Preview Image