Bashkësia Islame e Malit të Zi reagon lidhur me Ullishtën e Valdanosit

January 4, 2011   | Rajoni / Region

Ktheni pronat tona
Podgoricë – Bashkesia Islame e Malit te Zi ka kerkuar qe t’i kthehet pronesia ndaj tokave ne Valdanos, duke vleresuar se nuk mund te perjashtohet nga procesi I restitucionit te ullishtes ne kete zone.

“Bashkesia Islame e Malit te Zi nuk mund te perjashtohet nga procesi i restitucionit te ullishtes ne Valdanos sepse ne kete zone jane ekspropriuar 2 200 trungje ulliri te cilat deri ne kohen e marrjes kane qene prone e Vakufit te Bashkesise Islame”, thuhet ne kumtesen e BI te Malit te Zi.

Nga Bashkesia Islame kane thene se jane te vendosur qe te drejten e pronareve te ullinjve dhe pronave te vakefit ne Valdanos t’i realizojne ne gjykatat vendore dhe tek instancat nderkombetare. Bashkesia Islame ka perkujtuar se ekspropriimi i Gjirit te Valdanosit eshte kryer me vendim te Kuvendit te Komunes se Ulqinit ne vitin 1978.

Me kete vendim nga pronaret private dhe komunitetet fetare jane ekspropriuar me shume se 937.7 mije meter katrore te ullishtes me mbi 17.8 mije trungje ulliri, kurse nga Keshilli i BI-se jane ekspropriuar mbi 2.2 mije trungje ulliri.

“Ekspropriimi eshte kryer me qellim te ndertimit te objektit ushtarak me karakter te perhershem. Kompensimi financiar qe iu eshte paguar ish pronareve nuk ka qene i drejte, as i bazuar ne cmimin e tregut. Kjo eshte konfirmuar nga vendimet gjyqesore te marra ne baze te padive te nje numri te vogel te qytetareve te cilet kane pasur guxim te ankohen ne vleren e kompensimit”, thuhet ne kumtese.

Sipas Bashkesise Islame, Ligji per kthimin e tokes bujqesore i vitit 1992 mundeson kthimin e tokes bujqesore te gjithe ish pronareve por ai nuk eshte zbatuar ne rastin e Valdanosit sepse prona ka qene ne kompetencen e shtetit federal.

Kohapress
YouTube Preview Image