Ekskluziviteti i kënges së re te Remzi Jakupit – Remi

January 4, 2011   | Lajmet / Vijesti

REMI DHE SEVDALIT…MYZHDE ! ! !

Me surprisat e festave te fundvitit, merin dhe nji surpris medijale nga Remi dhe Sevdalit. Video klipi me i ri me kengen e titulluar “Myzhde”, bjen nji hare dhe aheng te veqant ne shtepijat shqiptare, ne vend dhe diaspor, permes ekraneve televizive dhe medijave electronike. Si dhe me par, qe nga fillimi i karieres viteve ’93-’94, Remi prezentohet me nji stil te dalluar dhe ofron nji freski te kendshme opinjonit te gjer. Qysh nga video projektet e para profesionale, ne video programin “Kauboj Xhema” ne vitin 1997,  Remi vazhdon te mban nivelin e lart profesional ne video klipe, dhe gjithnji me risi dhe befasi per adhuruesit e vet, si psh. video klipet e viteve te fundit, “Dy Kandila” – e realizuar ne Las Vegas USA, dhe “Po vien krushqit” – e realizuar ne bjeshket e Rugoves. I lindur ne Medvegje te lugines e Presheves, Remit iu plotesua deshira jetsore qe te inqizon albumin e par solistik “Llokum me badem” ne vitin 1993, gjat studimeve ne Prishtin, ne studion e Naim Krasniqit. Audio kaseta, ne at koh, u botua nga shtepia botuese Labia dhe u mirprit nga publiku. Video klipi i ri “Myzhde”, esht video promovus i albumit solistik 14 me rrall, qe do te titullohet po ashtu “Myzhde”, dhe pritet te dal ne shitje ne pranver te keti vitit. Me premtim qe shum surprisa tjera do te na vershojn ne te ardhmen, Remi u i drejtohet auditoriumi ton me urimin ne vazhdim…

“Perzemersisht pershendes gjith popullin e Ulqinit me rrethin, duke ju uruar vitin e ri 2011. Ju deshiroj shendet ne familje dhe suxes ne pun. Ju prift e mbara kudo qe ju ka dergua zoti ta fitoni buken e sofres tuaj krenare. Me shpres qe kjo keng e imja ju pelqen dhe ju bjen pak sa aheng ne familjet e juaja, ju deshiroj te shtoheni brez pas brezi, e djal pas djali, deri sa t’jetojn bjeshket e deri sa t’lulzon mali.”

Remzi Jakupi – Remi

E njohim shkurt si Remi, por emri i tij i plote eshte, Remzi Jakupi. Kenget dhe albumet muzikore te tij sa vijne e shtohen. Ne kete repertor, tashme numerohen rreth 11 albume muzikore dhe nje video solistike, me te cilen Remi fitoi dhe anketen e vitit 97-98. Talenti i tij muzikor u vu re qe ne moshe te vogel, kur Remi ishte ende ne bangat e shkolles dhe nisi aktivitetin e tij, si solist ne grupin artistik te shkolles. Aty, ai u aktivizua gjithashtu, edhe ne dy vegla muzikore, ne kitare dhe harmonike. Me pas ai do marre pjese ne aktvitete te ndryshme artistike, por inciativen dhe shtyrjen e pare profesionale, atij do t´ja jepte Shkumbin Kryeziu, pronar i shtepise muzikore “Labia”, i cili e inkurajoi edhe ne albumin e pare (ne vitin 1994), qe ishte dhe fryt i bashkepunimit me Naim Krasniqin. Tashme aktiviteti i tij muzikor eshte shume i pasur. Gjithnje ne levizje, vazhdimisht i angazhuar ne aktivitete te ndryshme muzikore.
– Takimi me publikun eshte gjithmone nje kanaqesi e vecante dhe vetvetiu unik, pavaresisht shpesh nje artist performon ne te njejtin vend. Vet fakti, qe prezenca e tyre eshte vertetim i punes sime muzikore, me ben qe t´i shperblej me nje pregatitje te palodhshme skenike dhe mundohem qe tua plotesoj te gjitha deshirat muzikore, dhe nuk me pengon aspak te vazhdoj programin, deri sa publiku te jete i kenaqur (dhe normal, duke respektuar dhe rregullat dhe kriteret e shfaqjes). Mendoj qe tek publiku im, kam formuar nje imazh te kengetarit atmosferik dhe kudo qe prezantohem, pritet prej meje qe ta ndez atmosferen, qe besoj e plotesova plotesisht dhe kesaj here ne te gjitha vendet ku kendova. Ne Düsseldorf dhe Shtutgart te Gjermanise, Bruxel te Belgjikes dhe Lossan te Zvicres. Shfrytezoj rastin, qe ti falenderoj perzemersisht organizatoret e shfaqjeve ku mora pjese, per organizim dhe korrektesi te nje niveli te larte profesional, Rahmanin, pronarin e diskotekes INSOMNIA ne Lossan (Zvicer), Enver Idrizin, pronarin e diskotekes TIME ne Düsseldorf (Gjermani), Jetonin, pronarin e diskotekes ENJOY ne Shtutgart (Gjermani) dhe Hasan Shkupin, pronarin e diskotekes VIP ne Bruxel (Belgjike).



1